UNICEF-i në Kosovë ofron këshilla politike, asistencë teknike për të mbështetur reformat kryesore në vazhdim në arsim, shëndetësi, ushqim, mbrojtje sociale, barazi gjinore dhe sektorë të tjerë.
E për më shumë, sot (15.10.18) kjo zyrë lanson aplikacionin për telefon “Shnet”, i cili ka për qëllim të informoj rininë mbi edukimin seksual, shëndetin riprodhues dhe informacione të tjera relevante në lidhje me tema të ngjashme. Për të mësuar më shumë rreth këtij aplikacioni, Radio KFOR-i kontaktoi bashkëthemeluesen e aplikacionit në fjalë, Eurisa Rukovcin:
“Sot bëhet rilansimi i platformës, sepse verzioni i parë është punuar nga unë Eurisa Rukovci, Dea Rexhepi dhe Tuena Govori si themeluese të aplikacionit. UNICEF-i dhe Innovations Lab e kanë parë të arsyeshme që platform të zgjerohet, ngaqë ka pasur interesim të madh. Aplikacionit i janë bërë disa modifikime në konsultim me një eksperte, për të ofruar informata sa më të sakta dhe të besueshme. Platforma, tani e rifreskuar, është dizejnuar të adresoj keqkuptimet, informacionet e gabueshme, stigmën dhe çështje të tjera që lidhen me kuptimin e të rinjve për edukatën seksuale. Kjo platformë do të jetë aset i rëndësishëm në jetën e të rinjve për asisitimin e tyre në kultivimin e vendimeve dhe sjelljeve të shëndetshme.”