Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, ka hapur një vend të lirë pune për pozitën AUTOMEKANIK. Detyrat kryesore për këtë pozitë, janë kryerja e fazës së dytë dhe të tretë të mirëmbajtjes dhe riparimit të mjeteve, si sedan, 4×4, kamionë dhe autobusë.
Të interesuarit për këtë pozitë, duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të kenë të përfunduar shkollën e mesme teknike, në fushën e mirëmbajtjes mekanike dhe elektrike.
- Të paktën 3 vjet përvojë pune si automekanik, apo në mirëmbajtjen e automjeteve.
- Aftësi të mira pune në ekip.
- Njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze (për komunikim bazik).
Kushtet e punës:
Paga mujore për këtë pozitë është 1.207.00 €. Përfitimet nga kjo pozitë përfshijnë sigurimin shëndetësor, 24 ditë pushim vjetor, 11 ditë pushime zyrtare/nacionale në vit dhe deri në 7 ditë pushim special.
Kandidatët që do të kalojnë në fazën e intervistave do të njoftohen dhe do të kalojnë testet gjuhësore dhe teknike.
Për aplikim për pozitën e AUTOMEKANIK-ut, mund të dërgoni formularin e shkarkuar nga faqja e KFOR-it, në e-mail adresën recruitment@hq.kfor.nato.int, deri më 27 tetor, 2025.
Formularin e aplikimit dhe informacionet e detajuara rreth kësaj pozite, mund ti gjeni në adresën https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/motor-mechanic .