Filmi i regjisorit dhe producentit të njohur, Robert Budina, i frymëzuar nga natyra e Valbonës, me titull “Streha mes reve”, do të shfaqet premierë në ‘Festivalin e Filmit Talin’.
Ky film është inspiruar nga historia e një bariu që jeton në Valbonën e mrekullueshme, bashkëjetesa fetare dhe marrëdhëniet familjare, të përfshira si një krijim universal me porosi që vlejnë në çdo kohë dhe në çdo vend.
“Streha mes reve” është një produksion shqiptaro-gjerman me kastë të përzgjedhur aktorësh të njohur: Arben Bajraktaraj, Bruno Shllaku, Irena Cahani dhe të tjerë.
Rrugëtimi ndërkombëtar i filmit në fjalë, do të nisë në ‘Festivalin e Talinit’ dhe më pas do të shfaqet në shumë shtete të botës si në Gjermani, Kinë dhe Amerikë.