Megjithëse ishte paraparë që edicioni i XX-të i ‘Hardh Fest’-it të mbahej nga data 3 deri më 5 shtator, për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike në vend dhe masat e reja të dala nga Qeveria e Kosovës, kanë bërë që festivali të shtyhet për data më të përshtatshme, kështu thuhet në njoftimin që sapo kanë lansuar organizatorët e festivalit: “Hardh Fest 2021’, duke i respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës, të datës 28.08.2021, mbi masat e reja anti-COVID-19 dhe duke e pasur prioritet SHËNDETIN PUBLIK vendosi që edicionin e sivjetshëm të festivalit të shtyjë për një datë më të përshtatshme. Vaksinohuni dhe shihemi shumë shpejt!”