Pirja e duhanit, alkoolit, varësia nga telefoni, shpenzimi i tepërt i të hollave, kafshimi i thonjve, përdorimi i fjalëve banale gjatë të folurit, janë vetëm disa nga zakonet që ndoshta do të donit t’i largoni, por që ju nevojiten disa këshilla se si të shmangni këto vese.
Nuk është sfidë e lehtë, por siç këshillojnë ekspertët e fushës respektive, më mirë është të përpiqemi se sa të mos provojmë fare. Radio KFOR-i sjell për ju disa këshilla të profesionistëve të fushës, të cilët sugjerojnë se si të largoni veset tuaja të këqija ose të paktën të provoni t’i hiqni qafe ato:
Nëse po pyesni se si të ndaloni një zakon të keq, është koha të ndryshoni qasjen tuaj. Ju duhet të kuptoni psikologjinë e thyerjes së zakoneve të këqija. Të heqësh qafe një zakon, është më shumë në mendje sesa në trup. Nxitja për t’iu nënshtruar zakonit fillon në mendje. Trupi juaj reagon vetëm ndaj dëshirës në kokën tuaj.
Për të hequr dorë nga një zakon i keq, së pari duhet të bindni veten, ndërdijen tuaj, pastaj natyrshëm trupi do ta ndjekë.
Identifikoni shkaktarët e veseve tuaja dhe mundohuni të qëndroni larg tyre.
Planifikoni se çfarë do të bëni nëse dështoni
Mbani veten të zënë gjatë gjithë kohës dhe mos harroni të shpërbleni veten për heqjen dorë edhe nga një zakon i vetëm, i keq.