UNDP-ja në Kosovë, përmes projekt përkrahjes për Përpjekjet Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK II), mbështetur nga Qeveria e Zvicrës (SDC) dhe Qeveria e Danimarkës (DANIDA), do të ndaj çmimin për storien më të mirë kundër korrupsionit për vitin 2018.
Ky çmim vlerëson publikisht kontributet e gazetarëve të guximshëm, të cilët përmes artikujve të tyre rrisin vetëdijësimin për korrupsionin dhe zbulojnë rastet që përndryshe mund të kishin kaluar pa u vënë re.
Storiet origjinale duhet të dërgohen në gjuhën shqipe, serbe ose në anglisht, në këtë adresë elektronike: saek.ks@undp.org.
Afati i fundit për aplikim, për storien më të mirë kundër korrupsionit është edhe gjatë ditës së sotme (16.11.18), deri në ora 17:00.