Të hënën e 12 nëntorit, fillon edicioni i 12-të i BarCamp Mitrovica. Ky edicion vjen në kuadër të “Javës Globale të Ndërmarrësisë” dhe do të mbahet në Mitrovicë me fillim nga ora 18:00.
Përgjatë BarCamp Mitrovica, siç kanë bërë të ditur organizatorët, do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë e të qenurit ndërmarrës në Kosovë. Këto sfida vijën të gërshetuara edhe me nismat kreative të të rinjve që kanë arritur të sjellin risi e shpresë për gjeneratat e reja.
Edicioni i 12-të i BarCamp Mitrovica do të mirëpres eksas, Themeluesen dhe Drejtuesen e Astronomy Outreach of Kosovo, Pranvera Hyseni dhe ligjëruesin në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”,Besart L. Hajrizi.