Në 16 komuna të Kosovës sot (27.09.18) fillon “Panairi i Sportit 2018”, i organizohet në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.
Ky është edicioni i katërt i Panairit të Sportit, i cili këtë herë mbahet në kuadër të “Javës Evropiane të Sportit” dhe ka për qëllim që klubet sportive të komunave, të paraqesin ofertën e tyre për nxënësit e shkollave fillore, në mënyrë që fëmijët të largohen nga rruga e të joshen më shumë me sportet të cilat do të praktikohen.
Panairi në fjalë në Prishtinë, Gjakovë, Klinë, Vushtrri, Gjilan, Ferizaj, Rahovec, Obiliq dhe në Kaçanik fillon nga ora 11:00, kurse në komunën e Mitrovicë, Vitisë, Drenasit, Lipjanit, Deçanit, Malishevës, Rahovecit dhe Dragashit panairi fillon nga ora 10:00.