Ushqyerja e shëndetshme është shtylla e shëndetit tonë. Sipas disa studimeve, gjatë jetës sonë ne konsumojmë deri në 60 tonë ushqim, sasi kjo të cilën e ndajmë mes 3 vakteve, pa harruar edhe zamrat mes vakteve kryesore. Mirëpo, kur është fjala për një jetë të shëndetshme, vakti i mëngjesit është kryesori, ku pas orëve të pushimit të natës dhe gjatë gjumit sistemi ynë i tretjes si dhe pjesa tjetër e trupit rigjenerohet. Ky proces zvogëlon rezervat tona të energjisë, prandaj mëngjesi është një furnizues esencial për t’u përballur me ditën.
Për një mëngjes sa më të shëndetshëm, Radio KFOR-i ju sugjeron që të respektoni këto rregulla:
-Derisa përgatisni mëngjesin mos u ngutni;
-Përkujdesuni që të nisni ditën me kohë të mjaftueshme për të përgatitur mëngjesin si dhe për ta shijuar atë pa nxitim;
-Menuja juaj e mëngjesit nuk duhet të përmbajë sheqer, sidomos të bardhë. Atë duhet ta zëvendësoni me sheqerna natyrale, siç është për shembull sheqeri i kokosit. Nëse mëngjesi juaj është një pjatë me drithëra, kujdesuni që po i konsumoni ato pa gluten;
-Kafja, është pija e parë e shumë njerëzve, por, do të ishte mirë që të shmanget në mëngjes dhe ta konsumoni pak më vonë;
-Sapo zgjohemi nga gjumi, për ta aktivizuar trupin na duhet vitamina. Fara liri dhe fara chia janë burimet më të mira natyrale të këtyre yndyrave të mira.
Para se gjithash, mos harroni që mëngjesi veç i shijshëm, duhet të jetë i bukur edhe për t’u pare, pasi kështu kontribuoni jo veç në një jetë të shëndetshme por edhe për një pamje të kënaqshme për syrin.