Diaspora e Kosovës ka luajtur një rol të rëndësishëm për të mbështetur mirëqenien e familjarëve në Kosovë, por cilat janë preokupimet e tyre, sukseset dhe shumë çështje të tjera, do të diskutohen pikërisht sot (19.07.18), prej orës 18:00, në Innovation Centre Kosovo.
Ky aktivitet është i organizuar nga Kosovo 2.0, ku për të realizuar diskutimin rreth pyetjes “A ma mirë këtu apo atje?”.
Të ftuar janë zëvendës Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike , Afrim Bekteshi ; Drejtoresha Ekzekutive e Germin, Liza Gashi; Kryetari i shoqatës profesionale “Prointegra.ch” të Zvicrës, Osman Osmani dhe MA në Marrëdhëniet ndërkombëtare, Instituti i Studimeve Politike të Parisit, Adem Ferizaj.
Diskutimi do të moderohet nga Eraldin Fazliu.