Është mbajtur mbrëmë (17.09.18) në Los Anxhelos, ceremonia e ndarjes së çmimeve “Emmy’, organizuar çdo vit për të nderuar industrinë e kinematografisë dhe televizionit.
Në vijim Radio KFOR-i ju sjell listën e çmimeve kryesore të cilat u ndanë mbrëmë, në edicionin e sivjetmë, i 70-të me radhë:
– Çmimi për ‘Aktorin më të Mirë në Komedi’, i takoi Bill Hader, për serialin ‘Barry’.
– ‘Aktori më i Mirë në një Mini – Serial’, u shpall Darren Criss për mini-serialin ‘The Assassination of Gianni Versace’.
– Çmimi ‘Filmi më i Mirë Televiziv’, shkoi për ‘Black Mirror-USS Callister’
– ‘Aktorja më e Mirë në një Film apo një Mini-serial’, u shpall Regina King për rolin e saj në ‘Seven Seconds’
– ‘Seriali më i Mirë në kategorinë Dramë’, u shpall ‘The Game of Thrones”
– ‘Aktorja më e Mirë në një Serial Komedi’, u shpall aktorja Rachel Brosnahan, për rolin e saj në ‚La fabuleuse Mme Maisel‘.