‘Business Consulants Council’, ( BCC) që është e specializuar në konsulencë menaxheriale ka organizuar seminarin e titulluar ‘Leading a vision for a digital workplace’, që do të mbahet nesër (13.11.2018) në ‘Innovation Centre Kosovo’ në Prishtinë.
Në një intervistë ekskluzive për Radio KFOR-in menaxheri i këtij këshilli, Pylljon Nura, tregoi për qëllimin dhe benifitet që do të sjell ky seminar:
“Seminari ka për qëllim të shfaqë perspektivën digjitale, në mënyrë që të ndihmoj bizneset në adoptimin dhe rritjen e vetëdijes për industrinë e konsulencës, përdorimin e shërbimeve të konsulencës dhe rolin e bashkëpunimeve me sektorin privat. Në të njejtën kohë, BCC do të nënshkruaj marrëveshje të bashkëpunimit me institucione publiko-private, për fuqizimin e pozitës së konsulencës”, tregoi Z. Nura.
Në këtë seminar do të marrin pjesë ekspertë nga fusha të ndryshme në fushën e Medias, Financave, burimeve njërëzore dhe fusha të tjera.
Eventi është i hapur për të gjithë dhe zhvillohet në kuadër të ‘Javës Globale të Ndërmarrësisë’, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK).