Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, ka shpallur konkurs për pozitën Principal Human Resources Administrator (Udhëheqës Kryesor i Administratës së Burimeve Njerëzore) në Zyrën për Burime Njerëzore Civile (J1) në selinë e KFOR-it, në Kampin Kosova Filmi, në Prishtinë.
Për këtë pozitë, kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere kryesore:
- Diplomë universitare në financa, menaxhim, administratë biznesi, drejtësi, shkenca sociale apo fusha të ngjashme;
- Minimum 5 vite përvojë pune progresive në menaxhim financiar, administrativ dhe të personelit;
- Njohuri të mira për ligjet e punës të Kosovës dhe marrëveshjet kolektive kombëtare;
- Njohuri të mira në praktikat e Burimeve Njerëzore;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, bashkëpunimi dhe ndërtimi të ekipit;
- Aftësi analitike, etikë profesionale dhe mendim të strukturuar;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në nivel profesional).
Të interesuarit, duhet të plotësojnë formularin zyrtar të aplikimit të KFOR-it, të cilin mund ta gjeni dhe ta shkarkoni në këtë vegzë: https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/principal-human-resources-administrator.aspx
Aplikacionet dërgohen vetëm përmes e-mailit në adresën: recruitment@hq.kfor.nato.int
Afati i fundit për aplikim është data 30 shtator, 2025.
Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do t’i nënshtrohen një testi të gjuhës angleze dhe testit teknik për njohuri profesionale.
Pozita në fjalë, është për punonjës vendor (LCH-7) me pagë mujore bruto prej 1,772.00 €.
Ndër përfitimet tjera nga kjo pozitë, janë edhe sigurimi shëndetësor dhe 24 ditë pushim vjetor.
Kontrata fillestare do të jetë për 12 muaj, me mundësi vazhdimi të përhershëm, në varësi të performancës dhe nevojës operuese.
Vetëm banorët ligjorë të Kosovës mund të aplikojnë.
Bëhu pjesë e KFOR-it, promovues i paqes, diversitetit, barazisë gjinore dhe integritetit në punësim.



