Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” do të filloj të realizohet nga data 15 shtator, në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”, që organizohet nga Lëvizja Globale “Let’s Do It World”, pjesë e së cilës është edhe ‘Let’s Do It Kosova’.
Për tre muaj të plotë nga data 15 shtator e deri më 15 dhjetor, “Let’s Do it Kosova” do të përkrahet nga Qeveria e Kosovës, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe shumë akterë të tjerë relevantë.
“Ta Pastrojmë Kosovën”, thërret të gjithë ata që duan t’ia japin një pamje më të bukur Kosovës, për të pastruar, në mënyrë që të largojnë mbeturinat që janë të hedhura vend e pavend.