Regjisori Zgjim Terziqi, është një hap para pjesëmarrjes me filmin e tij në kualifikimin për çmimin ‘Oscar’.
Filmi ‘Një Muaj’, do të marrë pjesë në festivalin e filmit ‘HollyShorts Film Festival’ në Kaliforni, një festival që mundëson kualifikimin për çmimin prestigjioz ‘Oscars’.
Ky film është shpërblyer me dy çmime në Amerikë dhe Gjermani, ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët:
Luan Jaha, May-Linda Kosumoviq, Shengyl Ismajli, Fatmir Spahiu dhe aktorë të tjerë.