Shkolla e vallëzimit “Evolution Dance”, ka filluar me organizimin e klasave online të vallëzimit, për të gjithë të interesuarit.
Këto klasa mund t’i ndiqni çdo të shtunë, duke filluar nga ora 20:00 në faqen zyrtare të këtij social në Facebook: Evolution Dance Kosovo si dhe në Instagram përmes adresës: evolution.dance.kosovo.
Radio KFOR-i ka kontaktuar Dafina Rudin, nga ‘Evolution Dance Kosovo’, e cila ka treguar për qëllimin e organizimit të këtyre klasave online: “Duke parë që qëndrimi në shtëpi është një sfidë shumë e madhe edhe duke e ditë se sa e rëndësishme është lëvizja, atëherë kemi menduar që si ‘Evolution Dance’ ta ndërmarrim këtë hap. Do ta mbajmë një orë mësimi, ashtu siç e zhvillojmë edhe në klasa të rregullta. Mjekët e thonë që mungesa e lëvizjes shkakton rënie të imunitetit, andaj lëvizja është e mirëseardhur. Përmes këtyre klasave, ne po shpërndajmë energji pozitive, andaj ato janë të hapura për të gjithë, pasi janë mësimet më bazike të vallëzimit.”
Znj. Rudi gjithashtu tha se shpreson që së shpejti të gjithë të vallëzojmë së bashku në salla, jo vetëm në mënyrë virtuale.