Këtë të Mërkure, me datën 19 Shtator, rock/blues grupi i njohur Egypt nga Britania do të performojë në Rockuzinë, njëra nga rock baret më ekskluzive në Kosovë.
Menaxheri i rock barit ‘Rockuzinë’, Fisnik Bekolli, i cili çdo ditë kujdeset që të ketë risi për adhuruesit e rock muzikës në këtë braserie, në një prononcim për Radio KFOR-in, tregoi për ekskluzivitetin e kësaj jave:
‘Egypt përbëhet nga vokalisti/kitaristi – Eric Chipulina, basisti/vokalisti – Alan Fish dhe bateristi – Peter Correa. Të tre antarët e bendit Egypt, janë njëherit edhe ish anëtarë të bendit progressive/blues ‘The Groundhogs’, të cilët kan qenë pjesë e shumë albumeve, kolonave zanore dhe turneve nëpër Evropë për më shumë se 30 vite. E veçanta e këtij bendi është se turneun evropian, bendi Egypt do ta fillojnë në Rockuzinë, për të vazhduar më pas nëpër Evropë, kështu që mos e leni pa ardh…’,porositi Bekolli.