Në Ditën Evropiane të Gjuhëve, e cila shënohet sot (26 shtator), Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së me seli në Prishtinë, ftojnë të gjithë të interesuarit që këtë festë të gjuhëve dhe diversitetit kulturor, ta festojnë së bashku duke filluar nga ora 16:00, në Qendrën Informative dhe Kulturore e BE-së, në bulevardin Nënë Tereza.
Në këtë ditë të gjuhëve, të pranishmit do të kenë mundësi të takojnë pëfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe të mësojnë më shumë për gjuhën, kulturën, muzikën dhe të shijojnë ushqimin e përgatitur për ta.
Në këtë takim, do të mund të mësoni disa fjalë në një gjuhët tjera dhe tua mësoni të tjerëve disa fjalë në gjuhën tuaj.
Bashkojuni edhe ju festimeve për‚Ditën Evropiane të Gjuhëve‘!