“E Drejta në Identitet” do të debatohet këtë fundjavë, me datën 27 korrik dhe mëton të trajtoj çështjen e respektimit të identiteteve gjinore dhe seksuale në Kosovë.
Ky debat publik po organizohet nga Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë dhe do të mbahet në Këndin Amerikan duke filluar nga ora 14.00.
Për të trajtuar këtë temë në panel do të marr pjesë Blert Morina, të cilit rishtazi i është refuzuar kërkesa për të ndërruar gjininë në dokumentet identifikuese nga autoritetet kosovare, Rina Kika, avokatja e rastit, Ajete Kerqeli, njëherëshpsikologe dhe njohëse e çështjeve gjinore dhe përfaqesues nga Zyra e Avokatit të Popullit (TBC).
Paneli do të moderohet nga Trina Binaku, nga ‘The Youth Initiative for Human Rights Kosovo’ (YIHR KS).
Debati “E Drejta në Identitet”, organizohet në kuadër të serive të debateve mbi të Drejtat e Njeriut që ‘YIHR KS’ do të organizoj përgjatë vitit. Këto tema do të trajtojnë çështje lokale dhe globale të të drejtave të njeriut, duke identifikuar shkeljet dhe përpjekjet për mbrotjen e tyre.
Debati përkrahet nga Civil Rights Defenders (CRD) në kuadër të projektit “Young Human Right Defenders”.