Në mesin e 38 festivaleve të filmit mjedisor nga e gjithë bota, pjesëmarrës do të jetë edhe Dokufest, në në Forumin e Parë Ndërkombëtar të Festivaleve të Filmit Mjedisor, që do të mbahet në Seia të Portugalisë, nga data 13 deri më 15 tetor.
Forumi, i organizuar nga CineEco 2018 dhe Green Film Network (GFN), anëtare e së cilës është edhe DokuFest, është pjesë e edicionit të 24-të të festivalit të filmit mjedisor në Portugali që mbështetet nga Qendra Portugeze e Turizmit.
Për 3 ditë me rradhë, festivalet do të diskutojnë çështje të përbashkëta, do të forcojnë lidhjet mes vete, dhe do të promovojnë reflektimin mbi rëndësinë e platformave audiovizuele që nxisin ndryshime të qëndrueshme shoqërore.
Në këtë edicion, pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështjet mjedisore dhe të qëndrueshmërisë dhe do t’i ndajnë eksperiencat e tyre në përdorimin e filmit, artit dhe komunikimit.
DokuFest do ta prezantojë programin GREEN të festivalit si dhe përdorimin e filmave mjedisor në programin vjetor, përmes projekteve që nxisin kreativitetin dhe aktivizmin qytetar tek të rinia.