Dhjetori njihet ndryshe edhe si “Muaj i të Drejtave të Njeriut”. Ishin Kombet e Bashkuara ato të cilat në vitin 1948, përmes Deklaratës Universale, treguan se të drejtat e njeriut duhet të mbrohen me ligje ndërkombëtare. Muaji dhjetor njihet për shumë festa, por ndër to bën pjesë edhe aprovimi i dokumentit të Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut.
Gjatë këtij muaji, promovohet Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, një dokument ndërkombëtar që përcakton të drejtat dhe liritë themelore, për të cilat të gjitha qeniet njerëzore kanë të drejtë. Këto të drejta përfshijnë lirinë nga diskriminimi, të drejtën për barazi dhe të drejtën për t’u konsideruar i pafajshëm derisa të dëshmohet fajësia.