‘Psikologji pa Shpirt’ do të hapë sezonin e dytë të ‘Debatit nShilte’, të Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore. Kjo temë diskutohet sonte (26.09.18), me fillim nga ora 18:00 në hollin e shkollës fillore “Qamil Batalli”, (ish shkolla MODEL).
Organizatorja e Debatit n’Shilte, Pranvera Ferataj, në një prononcim për Radio KFOR-in, tregon për nisjen e sezonit të dytë të ‘Debat n’Shilte’ dhe rëndësinë sociale që ka oragnizimi i debateve të tilla:
“Si shumë projekte dhe ide që synojnë të stimulojnë të menduarit kritik dhe të stimulojnë debatin mbi çështje të rëndësishme që njerëzit në Kosovë përballen vazhdimisht edhe “Debat n’shilte”, është një format i ri i debatit që po organizohet nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore. Qëllimi i këtij aktiviteti është shkëmbimi i përvojave në mesin e studentëve të rinj të shkencave sociale dhe mjekësore. Veçantia e kësaj ngjarjeje është edhe pozicionimi i pjesëmarrësve: ulur në çadrën e karriges, e cila simbolizon barazinë”. Gjatë çdo debati ftohet një mysafir (zakonisht një studiues i shkencave sociale ose mjekësore), ndërsa tema e sotme “Psikologji pa SHPIRT”, vjen nën moderimin e psikologut Granit Shatri, i cili do të ndajë me të pranishmit e debatit profesionin, përvojën dhe proekupimin e tij për mendimet mbi mendjen”,tha Pranvera.