Ekipi Ushtarak dhe Civil (CIMIC) i KFOR-it me datën (30.01.24), përuruar në Graçanicë një strehimore të re Prishtina Dog Shelter, për qentë endacak. Për t’ju siguruar shtëpi të përhershme qenve endacak, përfaqësuesit e CIMIC-ut së bashku me Prishtina Dog Shelter, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për rinovimin e strehimores së qenve.
Hapjen e ceremonisë e bëri Major Guntars, përgjegjës për projektet e KFOR-it, ku ai falënderoi gjithë të pranishmit.
Pastaj fjalën e mori edhe themeluesi i Prishtina Dog Shelter, z. Mentor Gashi: “Dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për këtë projekt nga KFOR-i. Po ashtu dua të shprehë mirënjohje për Komunën e Graçanicës që na kanë ndihmuar dhe na kanë lejuar të punojmë së bashku, për ta bërë këtu një ambient shumetnik. Me bashkëpunëtorin tim, Sllavishën e kemi filluar punën nga zero në vitin 2014 dhe ja ku jemi tani, falë ndihmës së KFOR-it, me një strehimore tërësisht të re.”
Edhe anëtarja e Prishtina Dog Shelter, znj. Dua Malazogu u shprehë shumë falënderuese duke e cilësuar këtë projekt si dhuratë të madhe nga KFOR-i.
I pranishëm në këtë event ishte edhe bashkëthemeluesi i Prishtina Dog Shelter, z. Slavisha Stojanovic, i cili theksoi rëndësinë e punës së përbashkët ndërmjet të gjitha komuniteteve: “Përveç këtij donacioni të mirëseardhur, me këtë rast dua t’i ftoj të gjitha komunitetet të bashkëpunojnë për punë të mëdha, siç kemi bërë unë dhe Mentori. Duke bashkëpunuar, mund të ia dalim secilës punë.”
Në këtë përurim ishte edhe shefi i JEC-ut, Mattia Marcotulli, që ishte iniciator kryesor i këtij projekti që e cilësoi këtë donacion si një shembull se si mund të punojmë të gjithë së bashku, pa dallim etnie: “Ky ishte një projekt që donim me patjetër ta përfundonim, sepse kemi parë shumë vullnetarë të etnive të ndryshme që kanë ardhur këtu për të na ndihmuar dhe për tu kujdesur për qentë endacak. E dimë fenomenin e qenve endacak në Kosovë, prandaj kemi bërë çmos për të ndihmuar. Kjo punë është një pikë uji në oqean, por sërish është diçka e madhe. Dhe kur dëshiron të bësh diçka, gjithmonë do ta gjesh rrugën, nëse e ke vullnetin.”