Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it në Prishtinë, po kërkon krijues të përmbajtjes për rrjete sociale!
Të interesuarit duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të kenë përvojë në krijimin e përmbajtjes për rrjete sociale
- Të kenë aftësi për të ndërtuar një komunitet organik ndjekësish
- Të kenë komunikim të shkëlqyer para kamerës
- Duhet të kenë shkollën e mesme të përfunduar
Paga mujore për këtë pozitë është 1.401 €
Për informata shtesë rreth kësaj pozite, të interesuarit mund të vizitojnë këtë adresë https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor/local si dhe aty ta shkarkojnë formularin e ta dërgojnë atë, në recruitment@hq.kfor.nato.int deri më datën 14 shtator, 2025.
Mos e humb mundësinë të punosh me një ekip kreativ – apliko tani dhe bëhu zëri digjital i KFOR-it!



