Katër folës nga edicionet e kaluara të Barcamp-it do të rikthehen më 7 nëntor, për të festuar edicionin e 50-të, të këtij aktiviteti.
Konferenca jo-formale BarCamp, e mundëson prezantimin e ideve, inovacioneve dhe diskutimet e hapura rreth çështjeve me tema të ndryshme, duke ofruar tema të reja për çdo edicion.
Ky edicion jubilar i ‘BarCamp Prishtina’, do të mbahet më 7 nëntor, duke filluar nga ora 17:30, në Teatrin ODA në Prishtinë.
Kujtojmë se folësit prezent në këtë ngjarje kanë thyer rregullat e politikës, kanë ngjitur malet më të larta në botë, kanë sjellë revolucion për edukimin jo-formal dhe kanë ndryshuar historinë e politikave Kosovare.
Për të gjithë të interesuarit, pjesëmarrja në këtë ngjarje është falas.