Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, nga dje ka vënë në funksion të plotë dhe në kohë reale aplikacionin “Pritjet ne Kufi” në Facebook dhe Twitter.
Përmes kësaj mënyre, qytetarët mund të informohen për pritjet në kufi, ku publikimi i fluksit do të bëhet çdo një orë, në të dy rrjetet sociale. Bashkangjitur lajmit gjeni edhe fotot të cilat do të paraqiten në rrjetet sociale, të cilat do të kenë këtë kuptim:
Foto me ngjyrë të gjelbër do të simbolizojë pritjet prej: 03 – 20 minuta;
Foto me ngjyrë të verdhë do të simbolizojë pritjet prej: 20 – 40 minuta;
Foto me ngjyrë të kuqe do të simbolizojë pritjet prej: 40 – 60 minuta apo më gjatë.
Vlen theksuar se ky projekt është realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova. Të gjithë ju që keni interesim rreth kësaj çështjeje, mund t’i referoheni vegëzave të mëposhtme.