Koncerti i muzikës ‘rock’ në Gjakovë ka përfunduar mbrëmë në qarshinë e vjetër të qytetit. Kjo festë filloi me këngëtarët Redon Makashi, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda.
Ky organizim është bërë nga Komuna e Gjakovës dhe ka mbledhur këngëtar nga vendi dhe rajoni.
Natën finale e përmbyllën këngëtarët Anxhela Pelisteri dhe Mateus Frroku.