Të nisura në Egjipitin e lashtë me lajmëtarë, sot shërbimet postare vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishme për njerëzimin. Nëse dikur për të kryer një shërbim postar janë dashur ditë të tëra apo muaj, sot na duhet vetëm një ditë për ta dërguar porosinë edhe në fund të botës.
Kyrshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha për Radio KFOR-in tregoi rëndësinë që vazhdon ta ketë shërbimi postar edhe sot:
“Në çdo organizatë postare festohet kjo ditë me aktivitete të ndryshme, nganjëherë me shpërblim të punëtorëve të dalluar, e me aktivitete të tjera siç janë promovimet e shërbimit postar. Edhe Posta e Kosovës, sot do ta festoj këtë ditë me vizitën e disa fëmijëve nga shkollat e Prishtinës ku do t’ju flasim për shërbimin postar, për rëndësinë e tij dhe dërgimin e kartolinave që dikur kanë pasur një kuptim jashtëzakonisht të madh. Natyrisht që çështja e shërbimeve postare në Kosovë ka një rënie të lehtë, por ende ka një trend të mirë, realisht është zhvendosë nga dërgimi klasik i letrave, në blerjet online. Sot shumë qytetarë të Kosovës kanë filluar që të përdorin blerjet online dhe në njëfarë mënyre, kjo çështja e shërbimve postare është zëvendësuar me avancime teknologjike, në blerjet që po bëjnë qytertarët në vende të ndryshme dhe natyrisht, Posta kujdeset për sjelljen e atyre pakove në Kosovë dhe shpërndarjen deri te konsumatori. Blerjet Online, janë në rritje nga viti në vit dhe unë besoj që një tred i tillë do të vazhdojë edhe më tutje”.
Dita botërore e postës festohet çdo vit më 9 tetor, në përvjetorin e themelimit të Bashkimit Postar në vitin 1874 në kryeqytetin zviceran të Bernit, ndërsa është shpallur në vitin 1969 në Tokio.
9 tetori sot për postat e mbarë globit shënon edhe përprejektet e gjithsecilës për për të prezantuar ose promovuar produkte dhe shërbime të reja postare.