Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it shpall konkurs për pranimin e një zyrtari apo zyrtareje të prokurimit në Departamentin e Financave, në kampin Kosova Filmi, në Prishtinë.
Kriteret për aplikim:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në administrim biznesi ose në fusha të ngjashme.
- Të ketë së paku katër vjet përvojë pune në fushën e kontraktimit, financave, prokurimit ose në pozita të ngjashme.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, përfshirë leximin, shkrimin, dëgjimin dhe në të folurit.
- Të posedojë patentë shoferi të kategorisë B.
Paga bazë është 1.615 euro në muaj.
Kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit të njohurive gjuhësore.
Gjithashtu kandidatët duhet të jenë banorë të ligjshëm të Kosovës.
Përfitimet e tjera përfshijnë:
- Sigurim shëndetësor grupor, me ndarje të kostos ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit.
- 24 ditë pushim vjetor.
- Deri në 7 ditë pushim të veçantë në vit.
- Deri në 11 ditë festa zyrtare në vit.
Kandidati i përzgjedhur pritet të fillojë punën më 1 mars 2027. Kontrata fillestare do të jetë 12-mujore, me mundësi vazhdimi me kontratë me afat të pacaktuar.
Aplikacionet duhet të dërgohen përmes postës elektronike në adresën: recruitment@hq.kfor.nato.int
Afati i fundit për aplikim është data 8 nëntor, 2026.
Formën e aplikimit dhe informacionet shtesë rreth kësaj pozite, mund ti gjeni në adresën https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor/local.aspx
Bëhuni pjesë e misionit paqësor të KFOR-it dhe kontribuoni në një mision ndërkombëtar!







