– Me 2 prill, të vitit 2001, këngëtarja Mariah Carey, nënshkroi kontratën me të ardhurat më të larta në histori të muzikës. Në atë kohë 31 vjeçare, Mariah u pagua 60 milion dollarë nga Virgin Records, për incizimin e 3 albumeve të saja.
– Në këtë datë të vitit 1974, grupi Fleetwood Mac arritën në vendin e parë në tabelën e albumeve në SHBA me Rumours. Ky album fitoi Çmimin Grammy për Albumin e Vitit në 1978, duke shitur më shumë se 45 milionë kopje në mbarë botën.
– Me datën 2 prill, të vitit 1977, këngëtari Frank Sinatra, publikoi albumin e tij të 4-të me radhë, me titull ‘Portrait Of Sinatra – Forty Songs from the Life of a Man’.
– Me datën 2 prill, të vitit 1977, u publikua kënga ‘Knowing me, knowing you’, nga grupi ABBA. Kënga në fjalë, ishte në pozitën e parë në SHBA dhe në 15 shtete të tjera evropiane si dhe në Australi.







