KFOR-i në bashkëpunim me Kontingjentin Zviceran SWISSCOY, ka shpallur një vend të lirë pune për pozitën Pastrues/Mirëmbajtës, pozitë civile e përkohshme, në Kampin Novo Sellë.
Për këtë pozitë, të interesuarit duhet të kenë të përfunduar arsimin fillor. Nuk kërkohet përvojë e mëparshme pune, mirëpo aftësia për punë ekipore dhe komunikim i mirë janë të domosdoshme.
Detyrat kryesore për këtë pozitë janë:
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të brendshme dhe të jashtme të objekteve në Kampin Novo Sellë;
- Pastrim i zyrave, kontejnerëve, hapësirave të ushqimit, tualeteve dhe zonave përreth;
Kërkesat gjuhësore:
- Anglisht – nivel fillestar, për komunikim të thjeshtë dhe kuptim të udhëzimeve bazë;
- Shqip – nivel i kënaqshëm, për komunikim të thjeshtë në punë.
- Serbisht – nivel i kënaqshëm, për komunikim të thjeshtë në punë;
Të interesuarit duhet të jenë banor të përhershëm të Kosovës.
Paga bazë për këtë pozitë është 843.00 € në muaj, me përfitime shtesë sipas rregulloreve të KFOR-it.
Formularin për aplikim mund ta gjeni në këtë vegzë: https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/cleaner-2
Aplikacionet duhet të dërgohen me e-mail në adresën: recruitment@hq.kfor.nato.int
Afati i fundit për aplikim është data 25 shkurt, 2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Aplikoni për t’u bërë pjesë e një misioni ndërkombëtar në një ambient profesional shumëkombësh.






