‘Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)’, me 13 tetor 2018 për herë të parë do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare ‘Profesionisti shëndetësor, Pacienti dhe të drejtat e tyre’. Kjo konferencë do të mbahet në ‘Hotel Prishtina International’ në Prishtinë.
Drejtori ekzekutiv i shoqatës së të drejtave të Pacientëve në Kosovë Besim Kodra, në një intervistë për Radio KFOR-in, solli detaje rreth konferencës duke treguar po ashtu edhe për qëllimin dhe fokusin:
“Kjo konferencë ka për qëllim të sjellë praktikat më të mira ndërkombëtare të marëdhënieve profesionist shëndetësor – pacient që do të ndikojnë në përmirësimin e raporteve dhe komunikimit mes tyre dhe të rrisin kualitetin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë” tregoi Kodra.
Për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në këtë konferencë do të marrin pjesë shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor do të ketë prezantues nga ‘Aleanca Borëtore e Organizatave të Pacientëve’, ‘Shoqata Botërore e Ligjeve Mjekësore’, ‘Shoqata e Mjekëve Amerikan’, si dhe organizata ndërkombëtare dhe vendore.