Është i ditur fakti që mësimi i një instrumenti muzikor ndikon drejt për së drejti në krijimin, ruajtjen dhe rifitimin e kujtimeve më me efektshmëri, ngritë vetbesimin, ndihmon në sjellje më të mirë me njerëzit përreth dhe zhvillon kreativitetin.
Janë të shumtë ata që dëshirojnë të pasurojnë veten përmes mësimit të ndonjë instrumenti të caktuar muzikor.
Për ata që instrumentin e kitares e kanë pasion, por që akoma nuk kanë nisur së studiuari këtë instrument, muzicienti, njëherësh kitaristi Rinor Ukimeri tashmë ka nisur së realizuari projektin e tij shumë të veçantë.
Çdo të shtunë, Rinori lanson video shkolla për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë se si të ekzekutojnë këngë të ndryshme përmes kitares. Ky projekt atraktiv i muzicientit, na bëri përshtypje edhe neve si medium, prandaj e kontaktuam Rinorin për më shumë detaje rreth idesë dhe përmbajtjes së tij.
Në një prononcim për Radio KFOR-in, ai, mes tjerash pohoi:
Ky eshte nje projekt i krijimit te video shkollave me anë të të cilave tregojmë se si në mënyren më të thjeshtë të mësojmë se si me i luajt’ kënget shqipe në kitare.
“Kjo ide ka lindur nga nevoja qe t’i kemi këto video shkolla edhe për këngët shqipe, pasi në internet ekzistojnë këngë të shumta të muzikës botërore, por jo edhe të atyre shqipe, prandaj mendova që të filloj me një projekt të tillë, për mbështetjen e të cilit përkujdeset platforma e suksesshme Gjirafa Video”, tha Ukimeri dhe shtoi se numri i të interesuarve për të qenë pjesë e këtij projekti ëhstë shumë i madh, meqenëse, siç theksoi ai, projekti ka subjekt muzikën.
Rinori na tregoi poashtu se përveç muzikes live dhe punës si producent në studio, ai synon të zhvilloj edhe më tutje projekte të tilla të cilat janë në shërbim të kulturës, rinisë dhe edukimit, në tendencë për të emancipuar dhe ofruar komunitetit artin dhe kulturën në pergjithësi e muziken në veçanti.
Përmes videove të mëposhtme mund të shikoni se si funksionojnë këto video shkolla.
https://video.gjirafa.com/rinorukimeri?video=video-shkolla-4-i-dehur-jam-zig-zag-orchestra