Shkolla Verore 2018, e mbështetur nga USAID fillon sot, dhe nxënësit pjesëmarrës do të kenë mundësi të mësojnë më shumë në praktikë, do të kenë trajnime nga shkathtësia e të menduarit kritik si dhe do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për lektronikën.
Programi pesëvjeçar i USAID-it “Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” i cili vitin e kaluar ishte zhvilluar në Prishtinë dhe Gjakovë, ketë vit u zgjeruar edhe në shtatë komuna të tjera, si në: Fushë Kosovë, Vushtrri, Ferizaj, Gjilan, Viti, Kamenicë dhe tek Hani i Elezit.
Programi “Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” zhvillohet sot dhe nesër, më 23 dhe 24 Gusht.