Sot me fillim në ora 20:45, në kuadër të xhiros së parë të Uefa Ligës së Kampionëve, në Stadiumin Olimpik të Mitrovicës do të zhvillohet përballja e parë e kampiones së Kosovës në futboll Dritës së Gjilanit dhe kampiones së shumëfishtë suedeze skuadrës së Malmos.
KF Drita vjen në këtë përballje pasi kaloi dy xhiro në parakualifikueset për Ligën e Kampionëve ku në Gjibraltar mposhti skuadrat si Santa Coloma të Andorës dhe vendasit e Lincoln Red Imps, gjë që ia mundësoi kalimin në këtë fazë të garave djemve të udhëhequr nga trajneri Bekim Isufi.
Kjo është hera e dytë për një skuadër nga Kosova që merr pjesë në këtë kuadër të garave, por për herë të parë në formatin e ri parakualifikues.
Kampionia e Kosovës në futboll duhet të jetë e motivuar përë këtë ndeshje dhe sipas deklarimeve të vetë trajnerit, janë të pregaditur që të përballen me një skuadër shumë të fuqishme siç është Malmo.