14 nëntori i është ndarë ditës që kërkon vetëdijësimin e shoqërisë, marrjen e masave preventive dhe menaxhuese të diabetit.
Dita Botërore e Diabetit, po e gjen edhe Kosovën me një numër aktivtetesh krahas shteve të botës, të cilat për Radio KFOR-in, i shpalosi doktoresha Florina Ushaku Grezda, e cila është specialiste në Qendrën e Mjekësisë Kryesore Familjare në Prtrishtinë, e po ashtu edhe e koordinatore për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në këtë qendër:
“Ne e kemi formu një komitet për Edukim dhe Promovim Shëndetësor qe katër vite dhe që atehërë çdo ditë internacionale të patologjive të ndryshme, i shënojmë me aktivitete nga më të ndryshmet në të gjitha QMKF-të e Prishtinës. Dita Botërore të Diabetit e cila shënohet me 14 nëntor edhe në këtë ditë do të kemi aktivitete në çdo Qendër Familjare në formë të ligjëratave edukative për pacientët me diabet, të cilët frekuentojnë qendrat përkatëse”.
Diabeti një sëmundje e cila dita-ditës po shënon ngritje te një numë i madh i personave në botë, mirëpo edhe në Kosovë, numri i pacientëve me diabet është në rritje, andaj doktoresha Florina Ushaku Grezda, duke bërë apel që zbulimi i hershëm është shpëtim jete, tregon edhe simptomat e hershëm të diabetit:
“Faktorët për të fituar sëmundjen e diabetit janë të ndryshëm duke filluar nga faktori gjenerik tek i cili nuk mund të ndërhyjmë edhe aq shumë si dhe mënyra dhe stili i jetesës. Duhet që shoqëria të jenë të vetëdijshëm për zbulimin e hershëm të diabetit dhe të dijnë të dallojnë simptomat e para të cilat kryesisht janë : etja e tepruar, ngrënja më e terpuar, urinimi i shpeshtë, lodhja e tepërt e organizmit etj.”
Për shëninim e 14 nëntorit Ditës Botërore të Diabetit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka mbajtur aktivitet edhe në sheshin “Nënë Terezë”, ku nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ku qytetarët, kalimtarët e rastit kanë pasur mundësi që të bëjnë falas matjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Qëllimi i këtij aktivitei ishte, që sikur vitin e kaluar të zbulohet rastete e reja me diabet ndër qytetarë.