Dita Ndërkombëtare e Puthjeve ka filluar të shënohet në Britaninë e Madhe në vitin 1990, ku është mirëpritur hapur kudo në botë.
Kjo ditë e veçantë i kushtohet emocioneve dhe ndjenjave, jo vetëm puthjeve mes të dashurve, por edhe mes miqsh dhe të afërmish.
Sa i përket puthjeve, ekzistojnë mendime dhe teori të ndryshme rreth funksioneve të puthjes dhe lidhjes së saj me sferën motive dhe sociale të njeriut.
Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme puthjesh, Puthja në faqe; Puthja e shpejtë në buzë; Puthja me sy hapur; Puthjet me sy mbyllur; Mbiputhja; Puthja e plotë; Puthja franceze; Puthja lëvizëse; Puthja hezituese; Puthja pushtuese etj.