Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës është një ditë ndërkombëtare vjetore e cila shënohet në nder të ditëlindjes së Nelson Mandelës, ish-presidentit të Afrikës së Jugut i cili ishte si një kampion për të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë e secilit.
Dita e Mandelës na bën thirrje të gjithëve, çdo ditë, për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë.
Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës u shpall zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara në vitin 2009, me qëllim të sensibilizimit të përpjekjeve të tij për një botë më të mirë për të gjithë.