{"id":76502,"date":"2025-11-21T11:57:03","date_gmt":"2025-11-21T10:57:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/?p=76502"},"modified":"2025-11-21T11:41:07","modified_gmt":"2025-11-21T10:41:07","slug":"interviste-e-radio-kfor-it-me-komandantin-e-kfor-it-gjeneralmajor-ozkan-ulutas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/interviste-e-radio-kfor-it-me-komandantin-e-kfor-it-gjeneralmajor-ozkan-ulutas\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb e Radio KFOR-it me Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, \u00d6zkan ULUTA\u015e"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Radio KFOR-i: Ju jeni Komandanti i par\u00eb i KFOR-it q\u00eb udh\u00ebheq k\u00ebt\u00eb mision p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo mund\u00ebsi p\u00ebr ju personalisht dhe profesionalisht dhe si ju ndihmon p\u00ebrvoja e m\u00ebparshme n\u00eb kuptimin e dinamikave aktuale t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Komandanti i KFOR-it, \u00d6zkan ULUTA\u015e: <\/strong>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e thell\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej s\u00ebrish si komandant i KFOR-it. Rikthimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision m\u00eb lejon t\u00eb nd\u00ebrtoj mbi p\u00ebrvoj\u00ebn dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e zhvilluara gjat\u00eb mandatit tim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, duke sjell\u00eb gjithashtu nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb dinamikave n\u00eb zhvillim t\u00eb rajonit. Duke sh\u00ebrbyer k\u00ebtu m\u00eb par\u00eb, kam par\u00eb nga af\u00ebr se si stabiliteti n\u00eb Kosov\u00eb varet nga besimi, dialogu dhe bashk\u00ebpunimi si dhe nga angazhimi i vazhduesh\u00ebm i partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Kjo perspektiv\u00eb m\u00eb ndihmon t\u00eb p\u00ebrballem me sfidat aktuale me realiz\u00ebm dhe besim \u2013 realiz\u00ebm p\u00ebr kompleksitetin e mjedisit dhe besim n\u00eb profesionalizmin dhe p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e KFOR-it. N\u00eb fund, kjo mund\u00ebsi e dyt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb vazhdim i komand\u00ebs, por nj\u00eb angazhim i rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb ndaj popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ndaj misionit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb NATO-s, p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ky em\u00ebrim sjell nj\u00eb ndjenj\u00eb vazhdim\u00ebsie dhe d\u00ebshmon p\u00ebrkushtimin e pal\u00ebkundur t\u00eb Aleanc\u00ebs ndaj stabilitetit rajonal. P\u00ebrvoja ime e m\u00ebparshme do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb aset themelor gjat\u00eb sh\u00ebrbimit tim t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb krye t\u00eb KFOR-it.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Radio KFOR-i: KFOR-i ka qen\u00eb nj\u00eb faktor ky\u00e7 i stabilitetit n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi juaj, cilat jan\u00eb prioritetet dhe sfidat kryesore sot p\u00ebr ruajtjen e paqes dhe siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Komandanti i KFOR-it, \u00d6zkan ULUTA\u015e<\/strong>: Ruajtja e paqes dhe siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb mbetet nj\u00eb prioritet dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt mes institucioneve vendore, partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe vet\u00eb komuniteteve. Prioritetet tona kryesore sot, jan\u00eb para s\u00eb gjithash t\u00eb sigurojm\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, pavar\u00ebsisht prejardhjes apo etnis\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton parandalimin e \u00e7do mund\u00ebsie p\u00ebr tensione t\u00eb shtuara apo dhun\u00eb. Po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i besimit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmes promovimit t\u00eb dialogut, p\u00ebrfshirjes dhe bashk\u00ebpunimit n\u00eb nivel lokal. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, p\u00ebrballemi me disa sfida ky\u00e7e. M\u00eb i nd\u00ebrlikuari \u00ebsht\u00eb tensioni politik i vazhduesh\u00ebm, i cili shpesh lidhet me marr\u00ebdh\u00ebnien e pazgjidhur mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Incidentet sporadike apo mosmarr\u00ebveshjet politike mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohen shpejt n\u00ebse nuk menaxhohen me kujdes. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, dezinformimi dhe ndikimet e jashtme ndonj\u00ebher\u00eb minojn\u00eb p\u00ebrparimin dhe e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb pajtimin. N\u00eb nj\u00eb mjedis kaq kompleks dhe shum\u00ebdimensional, i karakterizuar nga narrativa dhe q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta, lufta kund\u00ebr dezinformimit, keqinformimit dhe propagand\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb parakusht thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb nxitur besimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, besueshm\u00ebrin\u00eb dhe respektin. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre sfidave, besoj se situata mbetet e qet\u00eb por e brisht\u00eb dhe roli yn\u00eb \u00ebsht\u00eb ta ruajm\u00eb at\u00eb stabilitet p\u00ebrmes paanshm\u00ebris\u00eb, bashk\u00ebpunimit dhe angazhimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm me njer\u00ebzit e Kosov\u00ebs. Q\u00ebllimi afatgjat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ruajtja e paqes, por nd\u00ebrtimi i nj\u00eb klime ku paqja b\u00ebhet e q\u00ebndrueshme \u2013 e bazuar n\u00eb besim, p\u00ebrfshirje dhe respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Si komandant i KFOR-it, prioriteti im gjat\u00eb mandatit do t\u00eb jet\u00eb ndjekja e misionit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>Radio KFOR-i:\u00a0Si siguroheni q\u00eb KFOR-i t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive \u00e7do sfide t\u00eb mundshme t\u00eb siguris\u00eb, duke vazhduar t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb, sigurt dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Komandanti i KFOR-it, \u00d6zkan ULUTA\u015e<\/strong>: Gatishm\u00ebria e KFOR-it bazohet n\u00eb nj\u00eb kombinim t\u00eb vigjilenc\u00ebs, p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb. Ne ruajm\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgatitjeje operacionale p\u00ebrmes trajnimeve t\u00eb vazhdueshme, vler\u00ebsimeve t\u00eb rregullta dhe koordinimit t\u00eb ngusht\u00eb me selin\u00eb e NATO-s dhe me institucionet vendore. Struktura jon\u00eb shum\u00ebkomb\u00ebshe na jep fleksibilitetin p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb aft\u00ebsish dhe ekspertizash, duke na lejuar t\u00eb reagojm\u00eb shpejt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme, ndaj \u00e7do sfide t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, gatishm\u00ebria nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me pozicionimin ushtarak, por edhe me kuptimin e mjedisit, ruajtjen e besimit me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e Kosov\u00ebs dhe sigurimin e komunikimit t\u00eb hapur me aktor\u00ebt lokal\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ekuilib\u00ebr mes parandalimit dhe dialogut i mund\u00ebson KFOR-it t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb mandatin e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, duke vazhduar t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>I kushtoj r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe komunikimit t\u00eb bazuar n\u00eb besim, bashk\u00ebpunimit dhe koordinimit si dhe veprimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe t\u00eb paanshme, brenda kuadrit t\u00eb mandatit ton\u00eb. N\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive tona, do t\u00eb jemi t\u00eb vendosur dhe t\u00eb qart\u00eb. Do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrshkall\u00ebzimin dhe n\u00eb rast p\u00ebrshkall\u00ebzimi, do t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb marrim p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb efektive, duke pasur parasysh se p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs mbetet opsioni i fundit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>Radio KFOR-i:\u00a0Qasja e paanshme e KFOR-it ka fituar besim t\u00eb fort\u00eb mes njer\u00ebzve n\u00eb Kosov\u00eb. Sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky besim p\u00ebr suksesin e misionit dhe si planifikoni ta forconi m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin me institucionet vendore dhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Komandanti i KFOR-it, \u00d6zkan ULUTA\u015e<\/strong>: Besimi \u00ebsht\u00eb gur-themel i suksesit t\u00eb misionit ton\u00eb dhe paanshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb kapitali yn\u00eb m\u00eb i vlefsh\u00ebm. Si komandant, besoj fort se asnj\u00eb operacion, pavar\u00ebsisht madh\u00ebsis\u00eb apo burimeve, nuk mund t\u00eb jet\u00eb efektiv pa besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb mes forcave tona, institucioneve vendore dhe njer\u00ebzve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky besim siguron jo vet\u00ebm siguri, por edhe legjitimitet dhe pranimin e pranis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb forcuar k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim, qasja ime bazohet n\u00eb tre parime: transparenc\u00eb, respekt dhe partneritet. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb angazhohemi hapur me lider\u00ebt dhe institucionet vendore, duke siguruar q\u00eb objektivat dhe veprimet tona t\u00eb kuptohen qart\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat e popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>Respekti p\u00ebr kultur\u00ebn, traditat dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb lokale do t\u00eb mbetet n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb sjelljes son\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>\u00c7do ushtar n\u00ebn komand\u00ebn time e kupton se fitimi i besimit t\u00eb njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa ruajtja e siguris\u00eb n\u00eb terren. Besimi nuk jepet; ai nd\u00ebrtohet dhe ne e nd\u00ebrtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrmes profesionalizmit, q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb sinqert\u00eb ndaj paqes.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb mandatin tim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, do t\u00eb p\u00ebrmbushim detyrat tona n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe t\u00eb paanshme, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me mandatin ton\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb Rezolut\u00ebn 12\/44 t\u00eb KS t\u00eb OKB-s\u00eb dhe Marr\u00ebveshjen Teknike Ushtarake \u2013 me sundimin e ligjit dhe me udh\u00ebzimet e komandave tona m\u00eb t\u00eb larta, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe koordinim me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>Radio KFOR-i:\u00a0Si e shihni rolin e KFOR-it n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00e7far\u00eb mesazhi do t\u00eb d\u00ebshironit t\u2019u p\u00ebrcillnit t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr paqen, bashk\u00ebjetes\u00ebn dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dialogut?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Komandanti i KFOR-it, \u00d6zkan ULUTA\u015e<\/strong>: E shoh rolin e KFOR-it duke vazhduar t\u00eb evoluoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Kosov\u00ebs. Misioni yn\u00eb mbetet i bazuar n\u00eb mandatin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pavar\u00ebsisht prejardhjes apo besimit. Edhe pse situata e siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar nd\u00ebr vite, ruajtja e paqes k\u00ebrkon vigjilenc\u00eb t\u00eb vazhdueshme, paanshm\u00ebri dhe bashk\u00ebpunim me institucionet vendore, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, vet\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Paqja nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb imponohet, ajo duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet, dit\u00eb pas dite, p\u00ebrmes besimit dhe dialogut. Porosia ime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb por jetike: bashk\u00ebjetesa fillon me mir\u00ebkuptim dhe respekt. Dialogu nuk \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb dob\u00ebsie; \u00ebsht\u00eb shprehje force, guximi dhe men\u00e7urie. Duke d\u00ebgjuar nj\u00ebri-tjetrin dhe duke punuar s\u00eb bashku, ju form\u00ebsoni nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb begat\u00eb \u2013 nj\u00eb t\u00eb ardhme ku diversiteti \u00ebsht\u00eb burim force, jo ndarje.<\/p>\n<p>KFOR-i do t\u00eb mbetet i p\u00ebrkushtuar, i paansh\u00ebm dhe i gatsh\u00ebm p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, gjithmon\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb paqes dhe stabilitetit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb veprojm\u00eb si nj\u00eb trup i vet\u00ebm, me vet\u00ebdijen se jemi <strong>\u201cS\u00eb Bashku M\u00eb t\u00eb Fort\u00eb P\u00ebr Paqe\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Radio KFOR-i: Ju jeni Komandanti i par\u00eb i KFOR-it q\u00eb udh\u00ebheq k\u00ebt\u00eb mision p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo mund\u00ebsi p\u00ebr ju personalisht dhe profesionalisht dhe si ju ndihmon p\u00ebrvoja e m\u00ebparshme n\u00eb kuptimin e dinamikave aktuale t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb? Komandanti i KFOR-it, \u00d6zkan ULUTA\u015e: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":76506,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-76502","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news","category-2","description-off"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76502","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76502"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76502\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76504,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76502\/revisions\/76504"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76506"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76502"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76502"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76502"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}