{"id":74317,"date":"2025-04-01T05:55:23","date_gmt":"2025-04-01T03:55:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/?p=74317"},"modified":"2025-03-26T15:51:58","modified_gmt":"2025-03-26T14:51:58","slug":"interviste-me-drejtorin-e-drejtorise-per-siguri-dhe-emergjenca-ne-prishtine-z-lulzim-fushtica","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/interviste-me-drejtorin-e-drejtorise-per-siguri-dhe-emergjenca-ne-prishtine-z-lulzim-fushtica\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me Drejtorin e Drejtoris\u00eb p\u00ebr Siguri dhe Emergjenca n\u00eb Prishtin\u00eb, z. Lulzim Fushtica"},"content":{"rendered":"<p><strong>RADIO KFOR:<\/strong> Z. Fushtica, sa \u00ebsht\u00eb i madh rreziku i zjarreve n\u00eb natyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs?<br \/>\n<strong>Z. FUSHTICA:<\/strong> Jo vet\u00ebm gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, problemi i ndezjeve t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb zjarreve n\u00eb kryeqytet, por edhe n\u00eb komuna t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i madh.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet q\u00eb ende pa filluar sezona e ver\u00ebs, kryesisht n\u00eb muajin shkurt dhe mars, kemi pasur nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh t\u00eb zjarreve t\u00eb q\u00ebllimshme nga qytetar\u00ebt e pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm, q\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe kan\u00eb rrezikuar jo vet\u00ebm pron\u00ebn dhe hap\u00ebsir\u00ebn, por edhe mir\u00ebqenien e njer\u00ebzve dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq kemi pasur edhe humbje t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb qytete, si pasoj\u00eb e zjarreve fushore dhe malore, t\u00eb cilat kan\u00eb dal\u00eb nga kontrolli. Me \u00e7\u2019rast edhe humbjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb ekonomin\u00eb familjare, por edhe n\u00eb ekosistem n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>RADIO KFOR:<\/strong> Cilat jan\u00eb shkaqet kryesore t\u00eb zjarreve n\u00eb natyr\u00eb dhe sa shpesh ndodhin ato p\u00ebr shkak t\u00eb pakujdesis\u00eb njer\u00ebzore?<br \/>\n<strong>Z. FUSHTICA:<\/strong> Rastet e zjarreve ndodhin shum\u00eb shpesh, p.sh., vet\u00ebm jav\u00ebn e kaluar, n\u00eb territorin e kryeqytetit, ne kemi pasur mbi 36 zjarre t\u00eb ndezura nga qytetar\u00ebt, ku kemi pasur edhe humbjen e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb njeriu, n\u00eb fshatin Prapashtic\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste, brigada profesionale e zjarrfik\u00ebsve ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht e ngarkuar me pun\u00eb dhe angazhime p\u00ebrkat\u00ebse, por edhe Policia e Kosov\u00ebs, duke marr\u00eb parasysh q\u00eb ndezja e zjarreve \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz, me t\u00eb cilin p\u00ebrballet e gjith\u00eb Kosova, me humbje shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ku vet\u00ebm n\u00eb territorin e Prishtin\u00ebs, jan\u00eb djegur af\u00ebr 50 hektar\u00eb t\u00eb maleve dhe fushave, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm shum\u00eb i madh jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin ekonomik, por edhe n\u00eb aspektin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb flor\u00ebs dhe faun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>RADIO KFOR:<\/strong> Si ndikon ndryshimi i klim\u00ebs n\u00eb rritjen e rrezikut t\u00eb zjarreve n\u00eb pyje dhe hap\u00ebsira t\u00eb hapura?<br \/>\n<strong>Z. FUSHTICA:<\/strong> Ne kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb pathyesh\u00ebm t\u00eb ndryshimeve klimatike, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb Evrop\u00eb, sepse ndryshimet klimatike, ngrohja globale ka ndikuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb n\u00eb ngritjen e temperaturave. Mund t\u00eb themi q\u00eb n\u00eb dy, tre muajt e fundit t\u00eb dimrit, nuk kemi pasur t\u00eb reshura t\u00eb zakonshme q\u00eb jan\u00eb n\u00eb territorin ton\u00eb dhe si pasoj\u00eb t\u00eb gjitha malet e fushat v\u00ebshtir\u00eb ndizen vet, ato n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve ndizen nga vet qytetar\u00ebt. Kryeqyteti n\u00eb dy, tri vitet e fundit ka qen\u00eb cak i katastrofave t\u00eb ndryshme natyrore, v\u00ebrshimeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kemi pasur, er\u00ebrave t\u00eb forta, temperaturave ekstreme q\u00eb i kem pasur gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb kaluar, t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte dhe indirekte ndikojn\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb zjarreve dhe fatkeq\u00ebsive tjera, por edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>RADIO KFOR:<\/strong> Cilat jan\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb prekura n\u00eb Kosov\u00eb dhe pse k\u00ebto rajone jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikuara?<br \/>\n<strong>Z. FUSHTICA:<\/strong> Sa i p\u00ebrket zonave t\u00eb prekura, kemi pasur probleme edhe me zonat kufitare me Prishtin\u00ebn, nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb vatrave t\u00eb zjarrit i kemi pasur n\u00eb komun\u00ebn e Podujev\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebve u kemi dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb, sepse ata kan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb zjarrfik\u00ebsve, vet\u00ebm 12. Vlen t\u00eb theksohet se Prishtina, si kryeqytet i ka n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi sa i p\u00ebrket zjarr fikjes dhe emergjencave, edhe komun\u00ebn e Obiliqit, Fush\u00eb Kosov\u00ebn dhe Gra\u00e7anic\u00ebn. Shkaku i t\u00eb gjitha k\u00ebtyre zjarreve, mbetet faktori njeri, pakujdesia e tyre. Qytetar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se sa resurse njer\u00ebzore, por edhe materiale u nevojiten ekipeve emergjente q\u00eb t\u00eb intervenojn\u00eb dhe tu dalin n\u00eb ndihm\u00eb qytetar\u00ebve. Edhe vitin e kaluar, nj\u00eb prej kampanjave vet\u00ebdijesuese, t\u00eb projekteve q\u00eb kemi pasur, ju kemi shpjeguar qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos ndezin zjarre, t\u00eb lajm\u00ebrojn\u00eb n\u00eb numrat emergjent, ku mund t\u00eb raportojn\u00eb zjarret, p\u00ebr t\u00eb minimizuar rrezikun nga fatkeq\u00ebsit\u00eb. Duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb ndezja e zjarreve t\u00eb q\u00ebllimshme, \u00ebsht\u00eb krim.<\/p>\n<p><strong>RADIO KFOR:<\/strong> \u00c7far\u00eb masash parandaluese mund t\u00eb marrin qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar rrezikun e zjarreve?<br \/>\n<strong>Z. FUSHTICA:<\/strong> N\u00eb dy vitet e fundit, kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb investim shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb ngritjen e kapaciteteve t\u00eb brigad\u00ebs profesionale t\u00eb zjarrfik\u00ebsve. Rishtazi jan\u00eb rekrutuar 30 zjarrfik\u00ebs t\u00eb rinj dhe tashme numri i tyre \u00ebsht\u00eb mbi 100, vet\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb. Por edhe ky \u00ebsht\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl, p\u00ebr shkak se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb standardeve t\u00eb paracaktuara, nj\u00eb zjarrfik\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb 1.000 mij\u00eb banor\u00eb. N\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, jan\u00eb mbi 800 zjarrfik\u00ebs, q\u00eb i bie se kemi nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb zjarrfik\u00ebs. Kemi b\u00ebr\u00eb investime shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, edhe vitin e kaluar, por edhe k\u00ebt\u00eb vit, mbi 50 % e buxhetit t\u00eb drejtoris\u00eb sime shkon n\u00eb ngritjen e kapaciteteve t\u00eb zjarrfik\u00ebsve, kemi bler\u00eb pajisje, e k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb blejm\u00eb nj\u00eb automjet mbi 400 mij\u00eb euro p\u00ebr zjarrfik\u00ebs. Tani, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u2019ju ofrohet ushqimi, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt nuk e kan\u00eb pas t\u00eb rregulluar dhe duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb zjarrfik\u00ebsit kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb kategori e l\u00ebn\u00eb pas dore, e ne kemi marr\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb liderit n\u00eb kryeqytet, n\u00eb investime dhe n\u00eb ngritjen e kapaciteteve, ndon\u00ebse na nevojitet akoma m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p><strong>RADIO KFOR: <\/strong>Si \u00ebsht\u00eb e organizuar nd\u00ebrhyrja e institucioneve p\u00ebr t\u00eb shuar zjarret? A kemi burime dhe pajisje t\u00eb mjaftueshme?<br \/>\n<strong>Z. FUSHTICA: <\/strong>M\u00eb lejoni q\u00eb p\u00ebrmes Radio KFOR-it, t\u00eb them q\u00eb kryeqyteti ka qendr\u00ebn operative emergjente, q\u00eb punon 24\/7, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 0800 122 33 apo 0800 122 44, ku pranohen t\u00eb gjitha thirrjet jo vet\u00ebm p\u00ebr zjarre, mir\u00ebpo p\u00ebr \u00e7do problem q\u00eb qytetar\u00ebt e hasin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe kudo tjet\u00ebr, ndon\u00ebse qytetar\u00ebt po ashtu mund t\u00eb th\u00ebrrasin direkt n\u00eb numrin e zjarrfik\u00ebsve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 193, e pastaj ekipet tona u dalin n\u00eb ndihm\u00eb qytetar\u00ebve sa m\u00eb shpejt q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur. Kemi nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh t\u00eb thirrjeve, vet\u00ebm n\u00eb 3 mujorin e par\u00eb, i kemi pasur af\u00ebr 2.000 thirrje, raportime p\u00ebr raste t\u00eb ndryshme n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p><strong>RADIO KFOR:<\/strong> Sa \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i qytetar\u00ebve dhe \u00e7far\u00eb roli luajn\u00eb mediat n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p><strong>Z. FUSHTICA: <\/strong>Posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb aspektin e siguris\u00eb, t\u00eb emergjencave, nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sidomos parandalimi, marr\u00eb parasysh ngritjen e vet\u00ebdijes nga shkollat, institucionet publike dhe qytetar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mozaiku i konceptit t\u00eb siguris\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb pa pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve, pa pjes\u00ebmarrjen e komunitetit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb japin informata, n\u00eb kontekstin pozitiv, ndihmojn\u00eb n\u00eb parandalim dhe identifikim t\u00eb problemeve, t\u00eb cilat ne pastaj duhet ti zgjidhim bashk\u00ebrisht. Mediat, sipas meje, jan\u00eb dor\u00eb e zgjatur e misionit ton\u00eb. Ne jemi munduar q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve, t\u00eb krijom\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb njoftimit t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb rast t\u00eb ndonj\u00eb fatkeq\u00ebsie.<\/p>\n<p>Sipas statistikave q\u00eb i posedojm\u00eb, vet\u00ebm brenda 24 or\u00ebve n\u00eb kryeqytet hyjn\u00eb mbi 800 mij\u00eb banor\u00eb dhe i kemi mbi 150 mij\u00eb vetura q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytet.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb ken\u00eb pak durim me ne, ta kuptojn\u00eb situat\u00ebn ton\u00eb, ne jemi shum\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb qyteti ka trafik, p\u00ebr \u00e7far\u00eb jemi duke punuar q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb mobilitetit p\u00ebr ngritjen e kapaciteteve. Ne jemi duke vendosur sistemin e kamerave, tashm\u00eb jan\u00eb vendosur mbi 80 kamera n\u00eb 35 lokacione n\u00eb kryeqytet, q\u00eb t\u00eb kontrollohet edhe trafiku, edhe siguria publike, parandalimi i aktiviteteve t\u00eb ndryshme kriminele, e kjo lidhet edhe me katastrofat natyrore.<\/p>\n<p>Ngritja e trek\u00ebnd\u00ebshit qytetar\u00eb-media-insitucione, q\u00eb ne duhet ta promovojm\u00eb, t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb efikas dhe qytetar\u00ebt n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb jen\u00eb t\u00eb informuar p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb dhe rreth hap\u00ebsirave ku jetojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>RADIO KFOR:<\/strong> A ka ligje t\u00eb forta p\u00ebr ata q\u00eb shkaktojn\u00eb zjarre t\u00eb q\u00ebllimshme dhe si zbatohet nd\u00ebshkimi p\u00ebr ta?<br \/>\n<strong>Z. FUSHTICA: <\/strong>Jan\u00eb identifikuar 8 persona q\u00eb Policia \u00ebsht\u00eb duke i ndjekur n\u00eb aspektin penal dhe d\u00ebnimet variojn\u00eb nga 150 deri n\u00eb mij\u00ebra euro, deri n\u00eb d\u00ebnim me burg.<\/p>\n<p><strong>RADIO KFOR:<\/strong> A ka ndonj\u00eb strategji ose plan t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve n\u00eb Kosov\u00eb?<br \/>\n<strong>Z. FUSHTICA: <\/strong>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb krijuar Shoqata vullnetare Zjarrfik\u00ebse dhe e Shp\u00ebtimit, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb do t\u00eb kemi edhe Kuvendin themelues dhe do t\u00eb ftojm\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e saj, p\u00ebr t\u00eb ngritur kapacitetet parandaluese dhe reaguese, n\u00eb rast t\u00eb fatkeq\u00ebsive natyrore, jo vet\u00ebm zjarrfik\u00ebse por edhe shp\u00ebtimit, n\u00eb rast t\u00eb t\u00ebrmeteve, v\u00ebrshimeve, t\u00eb k\u00ebrkim shp\u00ebtimit n\u00eb male, etj, me \u00e7\u2019rast do t\u00eb krijojm\u00eb pika t\u00eb reja n\u00eb qytet dhe n\u00eb fshatra.<\/p>\n<p>Po ashtu do t\u00eb vazhdojm\u00eb me kampanja m\u00eb agresive vet\u00ebdijesuese, n\u00eb kontekstin pozitiv, me shkolla, me nx\u00ebn\u00ebs, me qytetar\u00eb, n\u00eb takime t\u00eb ndryshme, etj.<\/p>\n<p>Prishtina e ka edhe sistemin e alarmit n\u00eb rast t\u00eb fatkeq\u00ebsive natyrore, i cili testohet dhe \u00ebsht\u00eb funksional dhe po ashtu do t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb ngritjen e resurseve brenda drejtoris\u00eb p\u00ebr siguri dhe emergjenca dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve dhe mund\u00ebsia q\u00eb i ka edhe brigada profesionale.<\/p>\n<p><strong>RADIO KFOR:<\/strong> \u00c7far\u00eb mesazhi do t\u00eb p\u00ebrcillnit p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb lidhje me mbrojtjen e natyr\u00ebs nga zjarret?<br \/>\n<strong>Z. FUSHTICA: <\/strong>Lus qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb ken\u00eb kujdes, t\u00eb mos ndezin zjarre, mos t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb natyr\u00ebn, t\u00eb mirat materiale, hap\u00ebsirat ku jetojn\u00eb apo ekosistemin, meq\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e d\u00ebnueshme penale, p\u00ebr \u00e7far\u00eb edhe ndiqen penalisht. Ta mbrojm\u00eb ambientin, jet\u00ebn dhe hap\u00ebsirat tona ku ne jetojm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RADIO KFOR: Z. Fushtica, sa \u00ebsht\u00eb i madh rreziku i zjarreve n\u00eb natyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs? Z. FUSHTICA: Jo vet\u00ebm gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, problemi i ndezjeve t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb zjarreve n\u00eb kryeqytet, por edhe n\u00eb komuna t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i madh. Vlen t\u00eb theksohet q\u00eb ende pa filluar sezona&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":74318,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-74317","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news","category-2","description-off"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74317","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74317"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74317\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74320,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74317\/revisions\/74320"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74318"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74317"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74317"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74317"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}