{"id":72983,"date":"2024-10-29T14:48:35","date_gmt":"2024-10-29T13:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/?p=72983"},"modified":"2024-10-29T14:48:35","modified_gmt":"2024-10-29T13:48:35","slug":"interviste-e-radio-k4-me-komandantin-e-kfor-it-gjeneralmajor-enrico-barduani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/interviste-e-radio-k4-me-komandantin-e-kfor-it-gjeneralmajor-enrico-barduani\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb e Radio K4 me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico BARDUANI"},"content":{"rendered":"<p><strong>Radio KFOR: A mund t\u00eb ndani me d\u00ebgjuesit tan\u00eb p\u00ebrshtypjet tuaja fillestare p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe rolin tuaj t\u00eb ri si komandant i KFOR-it?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Komandanti<\/strong>: &#8220;Fillimisht, m\u00eb lejoni t&#8217;ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pritjen e ngroht\u00eb, por n\u00eb ve\u00e7anti m\u00eb lejoni t&#8217;i fal\u00ebnderoj d\u00ebgjuesit tan\u00eb t\u00eb radios, sepse fal\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre Radio K4 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet solid n\u00eb peizazhin transmetues t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe, si komandant i ri i KFOR-it, jam shum\u00eb krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu kthyer pyetjes suaj, dua t\u00eb n\u00ebnvizoj se nuk jam i ri n\u00eb Kosov\u00eb, pasi kam sh\u00ebrbyer k\u00ebtu dy her\u00eb, n\u00eb vitin 2001 dhe n\u00eb periudh\u00ebn 2015-2016. M\u00eb duhet t\u00eb rr\u00ebfej se gjat\u00eb atyre misioneve gjithmon\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u00a0shum\u00eb p\u00ebrshtypje historia e pasur e Kosov\u00ebs dhe diversiteti i saj kulturor; di\u00e7ka v\u00ebrtet e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Si komandant i sapoem\u00ebruar i KFOR-it, jam i nderuar dhe i privilegjuar t\u00eb drejtoj k\u00ebt\u00eb mision, i cili \u00ebsht\u00eb-dhe dua ta n\u00ebnvizoj- misioni m\u00eb i gjat\u00eb dhe aktualisht m\u00eb i madhi i NATO-s. Jam plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rolit t\u00eb KFOR-it p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb sigurin\u00eb e q\u00ebndrueshme jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe komunitetet q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe p\u00ebr stabilitetin rajonal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, m\u00eb duhet t\u00eb rikujtoj se KFOR-i gjithashtu ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00ebsi rezerv\u00eb p\u00ebr misionin e Bashkimit Evropian n\u00eb Bosnje Hercegovin\u00eb, n\u00ebse situata e siguris\u00eb e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong> Radio KFOR: Cilat jan\u00eb prioritetet tuaja kryesore p\u00ebr KFOR-in n\u00ebn komand\u00ebn tuaj dhe si planifikoni ta trajtoni situat\u00ebn aktuale t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Komandanti<\/strong>: &#8220;Mund t\u00eb them se prioriteti im \u00ebsht\u00eb t\u00eb siguroj q\u00eb KFOR-i t\u00eb mbetet i vendosur p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe komunitetet n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe lirin\u00eb e l\u00ebvizjes, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme n\u00eb p\u00ebrputhje me mandatin ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, theksoj se mandati i KFOR-it \u00ebsht\u00eb n\u00ebn ombrell\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara, bazuar n\u00eb Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb qershorit 1999. Shkurtimisht, prioriteti im \u00ebsht\u00eb t\u00eb garantoj se KFOR-i \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7do sfid\u00eb t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shfaqet, n\u00eb p\u00ebrputhje me mandatin ton\u00eb t\u00eb OKB-s\u00eb dhe rolin ton\u00eb si reagues i tret\u00eb i siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, pas Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe EULEX-it, Misioni i Bashkimit Evropian p\u00ebr Sundimin e Ligjit. Sa i p\u00ebrket siguris\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvojave t\u00eb mia t\u00eb m\u00ebparshme, mund t\u00eb them se gjendja e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb krahasim me t\u00eb kaluar\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse KFOR-i ka reduktuar pranin\u00eb e tij me kalimin e koh\u00ebs. M\u00eb kujtohet se kontingjenti i KFOR-it fillimisht ishte i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga rreth 50.000 ushtar\u00eb t\u00eb NATO-s, nd\u00ebrsa sot numri i trupave \u00ebsht\u00eb rreth 4.500.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq, sot jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn situata e siguris\u00eb po evoluon dhe po p\u00ebrkeq\u00ebsohet me shpejt\u00ebsi dhe gjithashtu rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjashtuar nga ky evolucion. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, KFOR-i tashm\u00eb ka p\u00ebrshtatur pranin\u00eb e tij n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, duke p\u00ebrfshir\u00eb vendosjen e fundit t\u00eb forcave rezerv\u00eb t\u00eb NATO-s, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ekzekutoj\u00eb si\u00e7 duhet detyrat e tij dhe t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha aft\u00ebsit\u00eb e nevojshme q\u00eb k\u00ebrkon situata n\u00eb terren&#8221;.<\/p>\n<p><strong> Radio KFOR: KFOR-i ka qen\u00eb nj\u00eb prani e fort\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada. Si e shihni zhvillimin e rolit t\u00eb tij n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Komandanti<\/strong>:&#8221;Si\u00e7 thash\u00eb, KFOR-i \u00ebsht\u00eb misioni m\u00eb i gjat\u00eb dhe aktualisht m\u00eb i madh i NATO-s, i kontribuar nga 29 vende, jo vet\u00ebm aleat\u00ebt e NATO-s por edhe vendet partnere. Roli i tij \u00ebsht\u00eb po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sot sa ka qen\u00eb q\u00eb nga vendosja e par\u00eb e paqeruajt\u00ebsve tan\u00eb, n\u00eb vitin 1999. Edhe pse peizazhi i siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ka ndryshuar me kalimin e koh\u00ebs, p\u00ebrkushtimi i KFOR-it p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen dhe stabilitetin \u00ebsht\u00eb i pal\u00ebkundur.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb p\u00ebrpara, megjith\u00ebse nuk do t\u00eb spekuloj p\u00ebr ndonj\u00eb skenar hipotetik, mund t&#8217;ju siguroj se KFOR-i do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb rolin e tij p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt si dhe lirin\u00eb e l\u00ebvizjes. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, KFOR-i do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb p\u00ebrpjekjet e Bashk\u00ebsis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb krijuar kushte p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe komunitetet q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur komunikimin dhe dialogun e hapur.<\/p>\n<p>KFOR-i do t\u00eb mbetet nj\u00eb element integral i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje kolektive t\u00eb kryer nga komuniteti i gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Pra, mund t\u00eb parashikoj q\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt KFOR-i do t\u00eb punoj\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb homolog\u00ebsh, nga Kombet e Bashkuara te Bashkimi Evropian, nga Organizata p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb deri te Trupi Diplomatik n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Beograd, nga Organizatat e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs deri te Shefi i Shtabit t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Shkurtimisht: transparenca, paanshm\u00ebria, p\u00ebrkushtimi dhe uniteti i p\u00ebrpjekjeve do t\u00eb mbeten n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb misionit t\u00eb KFOR-it dhe do t\u00eb mb\u00ebshtesin aktivitetet tona t\u00eb p\u00ebrditshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe sot&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR: Komandant, nd\u00ebrsa drejtoni KFOR-in gjat\u00eb misionit tuaj nj\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb Kosov\u00eb, si e interpretoni dhe planifikoni t\u00eb mish\u00ebroni sloganin e misionit? \u00c7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie ka p\u00ebr ju dhe si e shihni at\u00eb n\u00eb drejtimin e operacioneve dhe angazhimit me komunitetin lokal gjat\u00eb mandatit tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Komandanti<\/strong>: &#8220;Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje, sepse m\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr nj\u00eb element q\u00eb jo t\u00eb gjith\u00eb e njohin. N\u00eb fillim t\u00eb mandatit t\u00eb tij, \u00e7do komandanti t\u00eb KFOR-it i k\u00ebrkohet t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb moto p\u00ebr mandatin e tij nj\u00ebvje\u00e7ar. Kur u em\u00ebrova si komandant i ri i KFOR-it, pyeta veten se cili ishte elementi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i misionit t\u00eb KFOR-it p\u00ebr mua. K\u00ebshtu, un\u00eb kam zgjedhur k\u00ebt\u00eb moto &#8220;Unitas Omnia Vinci\u0165&#8221;. \u00cbsht\u00eb n\u00eb latinisht dhe mund ta p\u00ebrkthejm\u00eb n\u00eb anglisht si &#8220;Uniteti fiton mbi t\u00eb gjitha&#8221; ose, m\u00eb mir\u00eb, &#8220;Uniteti i njer\u00ebzve fiton mbi t\u00eb gjitha&#8221;. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jam plot\u00ebsisht i bindur se suksesi i misionit t\u00eb KFOR-it mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm p\u00ebrmes kohezionit dhe unitetit, jo vet\u00ebm brenda KFOR-it, por edhe n\u00eb mesin e t\u00eb gjitha pal\u00ebve t\u00eb interesuara n\u00eb terren, nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar deri te institucionet n\u00eb Kosov\u00eb, e deri te njer\u00ebzit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai gjithashtu thekson p\u00ebrkushtimin e pal\u00ebkundur t\u00eb KFOR-it p\u00ebr paqen, sigurin\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin p\u00ebrmes angazhimit, dialogut, sinqeritetit, paanshm\u00ebris\u00eb dhe respektit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vizion i till\u00eb duhet t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb veprimet tona \u00e7do dit\u00eb t\u00eb misionit ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR: Si komandant i ri, \u00e7far\u00eb mesazhi do t\u00eb donit t&#8217;i p\u00ebrcillnit njer\u00ebzve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe personelit t\u00eb KFOR-it n\u00ebn komand\u00ebn tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Komandanti<\/strong>: &#8220;KFOR-i nuk do t\u00eb kursej\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vazhduar zbatimin e misionit t\u00eb tij bazuar n\u00eb mandatin ton\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve. Un\u00eb i marr jasht\u00ebzakonisht seriozisht t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet e siguris\u00eb; KFOR-i do t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe n\u00eb koordinim me t\u00eb gjith\u00eb reaguesit e tjer\u00eb t\u00eb siguris\u00eb. I gjithashtu i b\u00ebj thirrje t\u00eb dyja pal\u00ebve, institucioneve n\u00eb Kosov\u00eb dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb dialog politik. Zgjidhja e sfidave t\u00eb siguris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit ushtarake, por politike. Zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura p\u00ebrmes dialogut \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb garantuar siguri t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin rajonal.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e mi t\u00eb KFOR-it u them se i fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata p\u00ebr pun\u00ebn e palodhur dhe p\u00ebrkushtimin e pal\u00ebkundur. Profesionalizmi i ushtar\u00ebve t\u00eb KFOR-it \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr suksesin e misionit, i cili synon mir\u00ebqenien dhe sigurin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve dhe komuniteteve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, m\u00eb lejoni t&#8217;u b\u00ebj homazhe ushtar\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb plagosur t\u00eb KFOR-it. Me kalimin e koh\u00ebs, sakrifica e tyre ka kontribuar n\u00eb rivendosjen e paqes, stabilizimin e situat\u00ebs dhe sigurimin e kushteve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb. Besoj se t\u00eb gjith\u00eb duhet t&#8217;u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Radio KFOR: A mund t\u00eb ndani me d\u00ebgjuesit tan\u00eb p\u00ebrshtypjet tuaja fillestare p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe rolin tuaj t\u00eb ri si komandant i KFOR-it? Komandanti: &#8220;Fillimisht, m\u00eb lejoni t&#8217;ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pritjen e ngroht\u00eb, por n\u00eb ve\u00e7anti m\u00eb lejoni t&#8217;i fal\u00ebnderoj d\u00ebgjuesit tan\u00eb t\u00eb radios, sepse fal\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre Radio K4 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet solid&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":72984,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-72983","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news","category-2","description-off"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72983","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72983"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72983\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72985,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72983\/revisions\/72985"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72984"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}