{"id":62350,"date":"2022-03-30T09:48:56","date_gmt":"2022-03-30T09:48:56","guid":{"rendered":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/?p=62350"},"modified":"2022-03-30T09:48:56","modified_gmt":"2022-03-30T09:48:56","slug":"interviste-me-koordinatoren-kunder-dhunes-ne-familje-znj-nita-shala","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/interviste-me-koordinatoren-kunder-dhunes-ne-familje-znj-nita-shala\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me Koordinatoren Kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje, znj. Nita Shala"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Radio KFOR-i realizoi nj\u00eb intervist\u00eb lidhur me gjendjen e dhun\u00ebs n\u00eb familje n\u00eb Kosov\u00eb, me Koordinatoren Kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje, Dr. Nita Shala, t\u00eb cil\u00ebn mund ta lexoni n\u00eb vijim:<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR:<\/strong> Zonja Nita, ju ishit me neve edhe vitin e kaluar, ku na njoftuat lidhur me gjendjen e dhun\u00ebs n\u00eb familje n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb vit, a kemi ndryshime n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p><strong>Dr. Shala:<\/strong> P\u00ebr t\u00eb kuptuar situat\u00ebn, p\u00ebr sa i takon dhun\u00ebs n\u00eb familje n\u00eb vendin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb ti referohemi t\u00eb dh\u00ebnave institucionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, kemi n\u00eb dispozicion nj\u00eb data baz\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn raportojn\u00eb t\u00eb gjitha institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje, e k\u00ebto jan\u00eb: Policia e Kosov\u00ebs, Mbrojt\u00ebsit e viktimave, Prokuroria, Gjykatat, pun\u00ebtor\u00ebt social e strehimoret dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto institucione, n\u00eb baza t\u00eb rregullta futin t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb data-baz\u00eb p\u00ebr sa i takon rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, \u00e7ka kuptojm\u00eb edhe nga numri i rasteve t\u00eb raportuara. P\u00ebr dallim nga viti 2020, vitin e kaluar apo n\u00eb vitin 2021, jan\u00eb raportuar 25% m\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se kemi nj\u00eb trend n\u00eb rritje t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi edhe nj\u00eb rritje n\u00eb aspektin e raportimit t\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. Studimet tjera konfirmojn\u00eb q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb mund t\u00eb mos ket\u00eb shum\u00eb raportime, dhuna n\u00eb familje \u00ebsht\u00eb fenomen i p\u00ebrhapur n\u00eb vendin ton\u00eb. Nga intervistat me gra dhe vajza, ato kan\u00eb nxjerr n\u00eb pah faktin q\u00eb ato subjektivizohen ndaj dhun\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve nuk e raportojn\u00eb dhun\u00ebn. Prandaj, do t\u00eb thosha q\u00eb n\u00eb aspektin e asaj se \u00e7ka kemi ndryshuar nga viti i kaluar, sot do t\u00eb thosha se ne kemi nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb raportimit t\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, kemi nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim t\u00eb shtuar p\u00ebr sa i takon raportimit, si rrjedhoj\u00eb q\u00eb edhe ka quar edhe tek shtimi i numrit t\u00eb rasteve t\u00eb raportuara. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kam punuar intensivisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e koordinatores komb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtje nga dhuna n\u00eb familje, q\u00eb ti nxis institucionet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb rastet kur trajtojn\u00eb dhun\u00ebn n\u00eb familje.<\/p>\n<p><strong><br \/>\nRadio KFOR:<\/strong> Ju punoni pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dhun\u00ebs n\u00eb familje, a mund t\u00eb na tregoni se \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet sot n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Dr. Shala:<\/strong> Tani nj\u00eb prej arritjeve t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ka qen\u00eb hartimi i strategjis\u00eb p\u00ebr mbrojtje nga dhuna n\u00eb familje dhe dhuna ndaj grave. Kjo strategji, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument n\u00eb t\u00eb cilin pasqyrohet vizioni dhe politikat, realisht mish\u00ebrohen politikat p\u00ebr sa i takon parandalimit dhe adresimit t\u00eb fenomenit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, dhun\u00ebs ndaj grave dhe asaj me baze gjinore. Strategjia n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb hartuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb disa konsultimeve me t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs ndaj dhun\u00ebs, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb edhe pas konsultimit me akter\u00ebt e tjer\u00eb dhe publikun e gjer\u00eb. Jan\u00eb pranuar m\u00eb shum\u00eb se 400 komente mbi k\u00ebt\u00eb strategji, gjat\u00eb faz\u00ebs kur ka qen\u00eb n\u00eb konsultim me publikun dhe aktualisht \u00ebsht\u00eb finalizuar dhe se e nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb miratuar, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2022 dhe p\u00ebrmban 140 aktivitete. K\u00ebto 140 aktivitete, synohen q\u00eb t\u00eb realizohen brenda 3 viteve t\u00eb ardhshme, ku rreth 35% e tyre planifikohen q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundohen brenda vitit 2022. Realizimi i aktiviteteve n\u00eb fjal\u00eb, konsiderohet se do t\u2019i ndihmoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejt\u00eb, karshi rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<p><strong><br \/>\nRadio KFOR:<\/strong> Sa jeni t\u00eb k\u00ebnaqur me strategjit\u00eb, programet dhe aktivitetet tjera p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e dhun\u00ebs n\u00eb familje?<\/p>\n<p><strong>Dr. Shala:<\/strong> Praktikisht, ne tashm\u00eb e kemi prioritet parandalimin dhe adresimin e dhun\u00ebs n\u00eb familje, dhun\u00ebs ndaj grave dhe asaj n\u00eb baza gjinore. Do t\u00eb thot\u00eb ana e mb\u00ebshtetjes politike ekziston, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje fenomenit n\u00eb fjal\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kodi penal e kriminalizon dhun\u00ebn n\u00eb familje, i identifikon llojet e dhun\u00ebs n\u00eb familje, mir\u00ebpo raportime t\u00eb pakta kemi p\u00ebr dhun\u00ebn psikologjike dhe p\u00ebr dhun\u00ebn ekonomike, k\u00ebshtu q\u00eb e kemi t\u00eb domosdoshme q\u00eb t\u00eb sqarohen akoma m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb thosha n\u00eb aspektin e baz\u00ebs ligjore, ne nuk q\u00ebndrojm\u00eb keq. Jemi duke nd\u00ebrmarr hapa q\u00eb ta rishikojm\u00eb ose ta shikojm\u00eb se ku ka nevoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb plot\u00ebsime. Kur t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi Ligji i Ri p\u00ebr Mbrojtje nga Dhuna n\u00eb Familje, do t\u00eb rishikohen edhe procedurat standarde t\u00eb veprimit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me veprimet konkrete q\u00eb duhet ti marr secili institucion p\u00ebrgjegj\u00ebs, n\u00eb rastet kur adreson raste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. Konsideroj q\u00eb jemi duke ecur me hapa sipas planifikimit, strategjia \u00ebsht\u00eb miratuar sipas planit, tash \u00e7ka na mbetet, \u00ebsht\u00eb realizimit i aktiviteteve t\u00eb strategjis\u00eb dhe pik\u00ebrisht k\u00ebto dit\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, un\u00eb jam dhe do jem e angazhuar drejt zbatimit t\u00eb strategjis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt kan\u00eb propozuar aktivitete dhe i kan\u00eb marr p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb ti zbatojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong><br \/>\nRadio KFOR:<\/strong> A mendoni se qasja kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm e rrept\u00eb, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb d\u00ebnimin e autor\u00ebve t\u00eb tij dhe mbrojtjes s\u00eb viktimave?<\/p>\n<p><strong>Dr. Shala:<\/strong> P\u00ebr sa i takon legjislacionit, Kodi i ri Penal, q\u00eb hyri n\u00eb fuqi nga prilli i 2019-\u00ebs, e kriminalizon dhun\u00ebn n\u00eb familje, parasheh d\u00ebnim me gjob\u00eb dhe d\u00ebnim me burgim deri n\u00eb 3 vite, p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb kryen apo q\u00eb ushtron dhun\u00eb fizik\u00eb, psikologjike, ekonomike dhe seksuale. Pra, ekziston si vep\u00ebr penale. Kushdo q\u00eb kryen apo nd\u00ebrmerr cil\u00ebndo nga format e dhun\u00ebs, mund t\u00eb sillet para drejt\u00ebsis\u00eb. Baza ligjore ekziston, thjesht duhet nj\u00eb sensibilizim i shtuar nga ana e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, p\u00ebr ta zbatuar dhe p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb k\u00ebt\u00eb baz\u00eb ligjore, q\u00eb e kemi n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong><br \/>\nRadio KFOR:<\/strong> Cili do t\u00eb ishte mesazhi juaj p\u00ebr d\u00ebgjuesit e Radio K4-it?<\/p>\n<p><strong>Dr. Shala:<\/strong> Dhuna n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00eb t\u00eb respektimit t\u00eb dinjitetit t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb nj\u00eb far\u00eb forme. Kur mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb stad, q\u00eb arrijm\u00eb q\u00eb ta pranojm\u00eb gjithsecilin ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, do t\u00eb kemi m\u00eb pak situata t\u00eb dhun\u00ebs. Por, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm nj\u00eb sensibilizim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr sa i takon gruas, femr\u00ebs n\u00eb familjen ton\u00eb. Sepse kjo fillon q\u00eb nga familja, nj\u00eb lloj diskriminimi i vajz\u00ebs n\u00eb krahasim me djalin dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb cilin duhet ta nd\u00ebrmarrim ose duhet t\u00eb punojm\u00eb gjithsecili, q\u00eb ta tejkalojm\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb i njohim vlerat vajzave dhe grave, n\u00ebnave n\u00eb familjet tona, aq m\u00eb pak do t\u00eb kemi tendenc\u00ebn q\u00eb t\u00eb ushtrojm\u00eb dhun\u00eb, n\u00eb rastet kur kemi kund\u00ebrshtime me ta. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00ebra nga mesazhet e mia. E dyta do t\u00eb ishte realisht raportimi i dhun\u00ebs ose r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb ta mbajm\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm kund\u00ebr dhun\u00ebs, si shoq\u00ebri, t\u00eb mos e pranojm\u00eb at\u00eb. Jo vet\u00ebm n\u00eb familjen ton\u00eb, por as t\u00eb komshinjt\u00eb, as n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb pun\u00ebs ku jemi dhe n\u00eb nj\u00eb far forme ta ngrem\u00eb z\u00ebrin dhe t\u00eb tregojm\u00eb q\u00eb jemi kund\u00ebr, n\u00eb rastet kur shohim se ekziston nj\u00eb situat\u00eb dhune. Kjo do t\u00eb ndihmonte q\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb jen\u00eb t\u00eb informuara dhe institucionet t\u00eb p\u00ebrgjigjen karshi situat\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, un\u00eb do t\u00eb punoj fuqish\u00ebm, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj q\u00eb k\u00ebto institucione t\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb mos kemi m\u00eb situata ku p\u00ebrkund\u00ebr raportimeve, trajtimi nuk \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb apo jo korrekt nga ana e institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebsve, por t\u00eb jet\u00eb e kund\u00ebrta, pra t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb trajtim korrekt dhe t\u00eb rregullt sipas ligjit por edhe sipas procedurave standarde t\u00eb veprimit, q\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb rregulluara dhe nuk \u00ebsht\u00eb se l\u00ebn\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr manovrim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Radio KFOR-i realizoi nj\u00eb intervist\u00eb lidhur me gjendjen e dhun\u00ebs n\u00eb familje n\u00eb Kosov\u00eb, me Koordinatoren Kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje, Dr. Nita Shala, t\u00eb cil\u00ebn mund ta lexoni n\u00eb vijim: Radio KFOR: Zonja Nita, ju ishit me neve edhe vitin e kaluar, ku na njoftuat lidhur me gjendjen e dhun\u00ebs n\u00eb familje&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":62351,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-62350","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news","category-2","description-off"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62350","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62350"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62350\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62352,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62350\/revisions\/62352"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62351"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}