{"id":58641,"date":"2021-06-17T08:23:19","date_gmt":"2021-06-17T08:23:19","guid":{"rendered":"http:\/\/radiokfor.com\/1\/?p=58641"},"modified":"2021-06-17T08:23:19","modified_gmt":"2021-06-17T08:23:19","slug":"interviste-me-zevendes-ministren-ne-ministrise-e-drejtesise-znj-nita-shala","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/interviste-me-zevendes-ministren-ne-ministrise-e-drejtesise-znj-nita-shala\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb me Z\u00ebvend\u00ebs Ministren n\u00eb Ministris\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, znj. Nita Shala"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vijim mund t\u00eb ndiqni intervist\u00ebn e plot\u00eb, t\u00eb realizuar nga Radio KFOR-i me Z\u00ebvend\u00ebs Ministren n\u00eb Ministris\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, znj. Nita Shala, e cila ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dhun\u00ebn n\u00eb familje:<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR-i:<\/strong> Sa serioze \u00ebsht\u00eb situata aktuale n\u00eb lidhje me dhun\u00ebn n\u00eb familje?<\/p>\n<p><strong>Zv. Ministrja, Shala:<\/strong> P\u00ebr fat t\u00eb keq, dhuna n\u00eb familje vazhdon t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsim serioz n\u00eb Kosov\u00eb. Statistikat tregojn\u00eb q\u00eb situata e izolimit p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb corona-virusit, ka ndikuar q\u00eb rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje, t\u00eb rriten. N\u00eb vendin ton\u00eb vitin e kaluar, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje prej 8 % e dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe nj\u00eb rritje prej 6% e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, rezulton q\u00eb femrat jan\u00eb t\u00eb prekura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo proporcionale krahasuar me meshkujt, duke rezultuar n\u00eb 78% t\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. N\u00eb 4 nga 5 raste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, viktima rezulton t\u00eb jet\u00eb grua. Si rrjedhoj\u00eb, p\u00ebr grat\u00eb e panum\u00ebrta q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00eb n\u00eb familje, sht\u00ebpia nuk ka qen\u00eb nj\u00eb vend i sigurt gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb izolimit. Bashk\u00ebjetesa e detyruar, humbja apo rrezikimi i humbjes s\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs, stresi i shkall\u00ebzuar dhe ankthi p\u00ebr t\u00eb ardhmen, kan\u00eb quar n\u00eb rritjen e tensionit sht\u00ebpiak dhe kan\u00eb shnd\u00ebrruar shum\u00eb partner\u00eb n\u00eb abuzues dhe ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar abuzimin ekzistues. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsues edhe fakti q\u00eb shumica d\u00ebrmuese e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, mbetet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb asaj q\u00eb kriminolog\u00ebt i referohen si num\u00ebr i err\u00ebt i kriminalitetit. Studimet tregojn\u00eb se n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb informacioni institucional mbi dhun\u00ebn n\u00eb familje bazohet n\u00eb vet\u00ebm 2 % t\u00eb rasteve t\u00eb raportuara. Nd\u00ebrkoh\u00eb, 98% e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, mbeten n\u00eb pjes\u00ebn e fundosur t\u00eb \u2018icebergut\u2019 dhe nuk denoncohen, nuk regjistrohen dhe p\u00ebr to nuk mbahen evidenca.<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR-i:<\/strong> Sipas legjislacionit n\u00eb fuqi n\u00eb Kosov\u00eb, Koordinatori Komb\u00ebtar kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje (KKKDhF) \u00ebsht\u00eb i ngarkuar edhe me koordinimin, monitorimin dhe raportimin mbi zbatimin e politikave, aktiviteteve dhe veprimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Mbrojtjen nga Dhuna n\u00eb Familje dhe Planin e Veprimit 2016-2020 (NSPDVAP). A mund t\u00eb p\u00ebrshkruani shkurtimisht n\u00eb \u00e7far\u00eb mase apo p\u00ebrqindje po implementohet ky legjislacion (KKKDhF)?<\/p>\n<p><strong>Zv. Ministrja, Shala:<\/strong> Qeveria jon\u00eb, ka pranuar seriozitetin e dhun\u00ebs n\u00eb familje, duke e ngritur \u00e7\u00ebshtjen e adresimit dhe parandalimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, dhun\u00ebs ndaj grave dhe dhun\u00ebs n\u00eb baza gjinore, n\u00eb prioritet qeveritar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zv. Ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, jam em\u00ebruar edhe si Koordinatore Komb\u00ebtare kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje dhe n\u00eb Cil\u00ebsin\u00eb e Koordinatorit Nacional, kam mbledhur Grupin Nd\u00ebr Ministror kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe me ta, kemi r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr takimet tona, p\u00ebr \u00e7ka edhe vendimi i themelimit t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb koordinatorit nacional, parasheh takime minimum dy her\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr grupin nd\u00ebrministror, q\u00eb k\u00ebto takime ti mbajm\u00eb n\u00eb baza mujore. Tashm\u00eb, u b\u00eb takimi i kat\u00ebrt, q\u00eb un\u00eb kam mbledhur t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr tu p\u00ebrgjigjur ndaj dhun\u00ebs n\u00eb familje, ku diskutojm\u00eb, koordinojm\u00eb, bashk\u00ebrendojm\u00eb aktivitetet me synim parandalimin por edhe adresimin e p\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR-i:<\/strong> Shumica e ekspert\u00ebve pajtohen se duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb parandalimin e dhun\u00ebs n\u00eb familje. Ju si Koordinatore Komb\u00ebtare p\u00ebr Dhun\u00ebn n\u00eb Familje, a mund t\u00eb na tregoni se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p><strong>Zv. Ministrja, Shala: <\/strong>Jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa veprime. Vet\u00eb riaktivizimi i grupit nd\u00ebrministror i dhun\u00ebs n\u00eb familje nga ana ime, si Koordinator Nacional, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb tutje drejt parandalimit dhe adresimit t\u00eb sakt\u00eb e t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. N\u00eb takimet e grupit nd\u00ebrministror kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje, kemi identifikuar sfida konkrete me t\u00eb cilat p\u00ebrballen institucione t\u00eb posa\u00e7me dhe jemi munduar q\u00eb t\u2019i japim zgjidhje problematikave t\u00eb tilla duke i diskutuar dhe duke r\u00ebn\u00eb dakord n\u00eb zgjidhje m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, kemi nj\u00eb data baz\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb funksionale q\u00eb nga viti 2019 dhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn raportohen nga gjasht\u00eb institucione, t\u00eb cilat kan\u00eb direkt kontakt me viktim\u00ebn e dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe t\u00eb dh\u00ebna mbi rastet e tilla. Fal\u00eb k\u00ebsaj data baze, ne marrim informacion mbi trendin e dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion, un\u00eb isha n\u00eb gjendje t\u00eb paraqes\u00eb edhe statistika mbi trendin, sa i takon dhun\u00ebs n\u00eb familje. P\u00ebr disa muaj, institucione t\u00eb ndryshme nuk kan\u00eb futur t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb data baz\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb. Nga takimet e grupit nd\u00ebrministror e kam evidentuar si problematik\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve t\u00eb tilla, kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb nxisin stafin e tyre, q\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb statistikat t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb obliguar ti raportojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb data baz\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb po flasim, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta akter\u00eb institucional, i raportojn\u00eb sipas marr\u00ebveshjes q\u00eb kan\u00eb me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje e q\u00eb na ndihmojn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb sa m\u00eb sakt\u00eb, thell\u00ebsin\u00eb e problemit dhe t\u00eb planifikojm\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrim m\u00eb tutje politikat n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb fenomenit t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR-i:<\/strong> Sa jeni t\u00eb k\u00ebnaqur me legjislacionin primar dhe sekondar, strategjit\u00eb, programet dhe aktivitetet tjera p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e dhun\u00ebs n\u00eb familje?<\/p>\n<p><strong>Zv. Ministrja, Shala:<\/strong> Praktikisht n\u00eb programin legjislativ t\u00eb k\u00ebtij viti kemi parashikuar amendamentimin e ligjit p\u00ebr mbrojtje nga dhuna n\u00eb familje. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, kemi planifikuar edhe plot\u00ebsim-ndryshimin e ligjit p\u00ebr ndihm\u00eb juridike, falas, me synim identifikimi si kategori t\u00eb ve\u00e7anta, viktimat e dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe njohje t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb ndihm\u00ebs juridike &#8211; falas, pavar\u00ebsisht plot\u00ebsimit apo jo t\u00eb kriterit financiar q\u00eb e k\u00ebrkon ligji aktual. P\u00ebr sa i takon ligjit p\u00ebr mbrojtje nga dhuna n\u00eb familje, ka lindur edhe nj\u00eb iniciativ\u00eb nga ana e komisionit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut (Komision Parlamentar) dhe si t\u00eb till\u00eb kemi r\u00ebn\u00eb dakord me Kryesuesen e Komisionit Parlamentar n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb si Ministri e Drejt\u00ebsis\u00eb, do t\u00eb angazhohemi maksimalisht dhe do t\u00eb ndihmojm\u00eb m\u00eb p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi, procesin e amendamentimit t\u00eb k\u00ebtij ligji, por do ta ken\u00eb ata n\u00eb dor\u00eb lidershipin t\u00eb shtyrjes p\u00ebrpara t\u00eb ndryshimeve n\u00eb fjal\u00eb. N\u00eb aspektin e legjislacionit, nj\u00eb baz\u00eb ligjore e r\u00ebnd\u00ebsishme e konsiderueshme, \u00ebsht\u00eb konventa e Stambollit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konvent\u00eb e k\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs q\u00eb ka p\u00ebr synim parandalimin dhe luftimin e dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe t\u00eb cil\u00ebn deputet\u00ebt e kuvendit ton\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar e kan\u00eb votuar dhe e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb flasim, konsiderohet si ligj i aplikuesh\u00ebm n\u00eb vendin ton\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, strategjia p\u00ebr luftimin e dhun\u00ebs n\u00eb familje si dhe plani i veprimit kan\u00eb skaduar n\u00eb nj\u00eb far forme, nuk jan\u00eb m\u00eb efektiv, sepse kan\u00eb qen\u00eb efektiv deri n\u00eb vitin 2020. Ministrja e drejt\u00ebsis\u00eb ka themeluar grupin punues p\u00ebr draftin e strategjis\u00eb s\u00eb re 2021\/2026, grup t\u00eb cilin e kryesoj un\u00eb si Koordinator Nacional Kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe si zv. Ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe planifikojm\u00eb q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb nga puna p\u00ebr t\u00eb draftuar pikat e k\u00ebsaj strategjie dhe m\u00eb pas edhe planin e veprimit lidhur me k\u00ebt\u00eb strategji.<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR-i:<\/strong> A mendoni se legjislacioni i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i rrept\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb qasje kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb d\u00ebnimin e autor\u00ebve t\u00eb tij dhe mbrojtjes s\u00eb viktimave?<\/p>\n<p><strong>Zv. Ministrja, Shala:<\/strong> Kodi jon\u00eb penal, p\u00ebrmban dy kapituj n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i liston si vepra penale t\u00eb posa\u00e7me, si krimet seksuale ashtu edhe veprat penale n\u00eb familje. A ka mang\u00ebsi? Sigurisht q\u00eb ka mang\u00ebsi. Vet\u00eb fakti q\u00eb dhuna n\u00eb familje ekziston si dispozit\u00eb e posa\u00e7me n\u00eb kodin ton\u00eb penal, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe, mir\u00ebpo duhet ta kemi parasysh q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi, faktikisht nj\u00eb ndryshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kodin penal vet\u00ebm n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2019. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, ka mungesa n\u00eb aspektin e p\u00ebrcaktimit, definimit t\u00eb dhun\u00ebs emocionale, dhun\u00ebs financiare dhe t\u00eb tjera. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me implementimin \u00a0edhe nga ana e institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe praktikisht ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fakti se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkese b\u00ebn prokurori, i cili e ka nj\u00eb rast t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje p\u00ebr nd\u00ebshkim nga ana e gjykat\u00ebs dhe se si shprehet gjykata, lidhur me nd\u00ebshkimin n\u00eb rastin e nj\u00eb dhunuesi. Meq\u00eb kemi par\u00eb, ka pasur raste kur edhe pse kan\u00eb qen\u00eb dhunues t\u00eb konfirmuar, gjykata i ka nd\u00ebshkuar shum\u00eb leht\u00eb persona t\u00eb till\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutuar edhe n\u00eb grupin nd\u00ebrministror, t\u00eb cilin e koordinoj un\u00eb. Synimi ka qen\u00eb q\u00eb ti rikujtojm\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt ton\u00eb, p\u00ebr nivelin e problematik\u00ebs realisht, thell\u00ebsin\u00eb e problemit n\u00eb fjal\u00eb dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr shqiptimin e nd\u00ebshkimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, n\u00eb rastet kur konsiderohet si e till\u00eb. Gjithsesi, un\u00eb mendoj q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrroj qasja, p\u00ebr sa i takon dhun\u00ebs n\u00eb familje, duhet t\u00eb nd\u00ebrroj perceptimi q\u00eb kemi p\u00ebr femr\u00ebn n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb dhe perceptimi q\u00eb kemi edhe p\u00ebr mashkullin dhe atributet q\u00eb i njohim mashkullit, n\u00eb krahasim me femr\u00ebn n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Prandaj, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm sensibilizimi i publikut lidhur me dhun\u00ebn n\u00eb familje. N\u00eb \u00e7oft\u00eb se shikojm\u00eb disa studime q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ka rezultuar q\u00eb 30% e femrave, e pranojn\u00eb dhe e konsiderojn\u00eb si t\u00eb pranueshme t\u00eb kritikohen dhe t\u00eb ushtrohet dhun\u00eb n\u00eb to, n\u00eb \u00e7oft\u00eb se nuk e gatuajn\u00eb gjell\u00ebn sipas preferencave t\u00eb bashk\u00ebshortit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb realisht, duhet t\u00eb ndryshoj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mentalitet q\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj domosdoshm\u00ebrish dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb q\u00eb kjo fillon q\u00eb nga n\u00ebna. Meq\u00eb n\u00ebna, si n\u00ebn\u00eb kur flet, komunikon me f\u00ebmij\u00ebt e saj, t\u00eb trajtoj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si vajz\u00ebn edhe djalin dhe t\u00eb mos i njoh atribute shtes\u00eb djalit, vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb gjinis\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mos ti njoh obligime shtes\u00eb femr\u00ebs, vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb gjinis\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR-i:<\/strong> Policia e Kosov\u00ebs, Zyra e Prokurorit, Zyra p\u00ebr Mbrojtjen dhe Ndihm\u00ebn e Viktimave, Strehimoret, Qendrat p\u00ebr Pun\u00eb Sociale, Institucionet Arsimore, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga akter\u00ebt e shumt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr adresimin e dhun\u00ebs n\u00eb familje. Sa shpesh k\u00ebta akter\u00eb takohen, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar trajnime profesionale p\u00ebr personelin e tyre mbi dhun\u00ebn n\u00eb familje?<\/p>\n<p><strong>Zv. Ministrja, Shala:<\/strong> Si Koordinator Nacional, un\u00eb i kam takuar edhe ve\u00e7 e ve\u00e7 p\u00ebrfaq\u00ebsuesit edhe kryesuesit e institucioneve n\u00eb fjal\u00eb, institucione q\u00eb ju i listuat shum\u00eb mir\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto institucione p\u00ebrfaq\u00ebsohen n\u00eb grupin nd\u00ebrministror kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje, me t\u00eb cil\u00ebt kemi takime t\u00eb rregullta n\u00eb baza mujore. Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e vler\u00ebsoj shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb kam marr\u00eb mb\u00ebshtetje dhe garanci nga ana e kryesuesve t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe ata po e adresojn\u00eb dhun\u00ebn n\u00eb familje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. N\u00eb aspektin e bashk\u00ebpunimit me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, kemi nj\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb trajnime, e kan\u00eb konfirmuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre edhe n\u00eb takimet e grupit nd\u00ebrministror nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb edhe institucionet e tjera. E vler\u00ebsoj shum\u00eb, reagimin e tyre shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, p\u00ebr sa i takon \u00e7do lloj opsioni q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet i arsyesh\u00ebm, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje fenomenit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe mendoj q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqasje e till\u00eb, realisht do t\u00eb afektoj\u00eb, do t\u00eb ndikoj q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb zbutje t\u00eb fenomenit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR-i:<\/strong> A ka ndikuar pandemia COVID-19 n\u00eb shpeshtimin dhe ashp\u00ebrsin\u00eb e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje n\u00eb Kosov\u00eb? N\u00ebse ky ndikim ka qen\u00eb negativ, sa e ka zmbrapsur procesin e parandalimit dhe zvog\u00eblimit, shpresojm\u00eb edhe \u00e7rr\u00ebnjosjen e dhun\u00ebs n\u00eb familjet tona?<\/p>\n<p><strong>Zv. Ministrja, Shala:<\/strong> Problematike me pandemin\u00eb ka qen\u00eb pik\u00ebrisht mbyllja me viktimat e dhun\u00ebs n\u00eb familje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, sht\u00ebpia ka qen\u00eb vend i sigurt nga pandemia, p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs n\u00eb familje nuk ka qen\u00eb e till\u00eb, prandaj n\u00ebse shikojm\u00eb raportet n\u00eb nivel global e kuptojm\u00eb nj\u00eb trend n\u00eb rritje n\u00eb nivel global, p\u00ebr sa i takon dhun\u00ebs n\u00eb familje, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb mbylljes. N\u00eb fakt, nj\u00eb raport shum\u00eb interesant i UNFPA, identifikon se p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mbylljes, rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje jan\u00eb rritur me 20% n\u00eb nivel global dhe ky raport, b\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb tutje q\u00eb e p\u00ebrkufizon se sa \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje ky trend, var\u00ebsisht n\u00eb muajt e koh\u00ebzgjatjes s\u00eb mbylljes. Sa m\u00eb e gjat\u00eb periudha e izolimit, aq m\u00eb t\u00eb larta kan\u00eb qen\u00eb rastet e raportuara t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, duke shkuar n\u00eb 40% n\u00eb rastet kur mbyllja ka zgajtur p\u00ebr 18 muaj.<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR-i:<\/strong> Shkollat munden dhe duhet t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb aktive n\u00eb parandalimin e dhun\u00ebs n\u00eb familje. A ka ndonj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhun\u00ebn n\u00eb familje si nj\u00eb tem\u00eb e p\u00ebrhershme n\u00eb programet tona shkollore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kurrikulat e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme dhe t\u00eb lart\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Zv. Ministrja, Shala:<\/strong> N\u00eb fakt, n\u00eb takimin e grupit nd\u00ebr ministror, kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje P\u00ebrfaq\u00ebsues i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherit edhe Z\u00ebvend\u00ebs Ministri i Arsimit dhe nga diskutimet n\u00eb k\u00ebto takime, ka dal si \u00e7\u00ebshtje diskutimi dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar, q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si aktivitet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, \u00e7\u00ebshtjen e dhun\u00ebs n\u00eb familje tek raportimet nga f\u00ebmij\u00ebt realisht t\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, p\u00ebrmes pun\u00ebs n\u00eb shkolla. Kam p\u00ebrshtypjen, q\u00eb po nd\u00ebrmerren aktivitete ose do ti shohim t\u00eb materializohen si t\u00eb tilla, p\u00ebr ti nxitur f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb dhun\u00ebn n\u00eb familjet e tyre, sepse preken domosdoshm\u00ebrish nga dhuna n\u00eb familje edhe f\u00ebmij\u00ebt dhe shpesh-her\u00eb jan\u00eb ata, pra f\u00ebmij\u00ebt, viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe nj\u00eb pun\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb identifikimin e tyre, \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrmes m\u00ebsuesve, t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb identifikuar n\u00eb \u00e7oft\u00eb se nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ka mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb viktim\u00eb e dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<p><strong>Radio KFOR-i:<\/strong> Cili do t\u00eb ishte mesazhi juaj p\u00ebr d\u00ebgjuesit e Radio K4-it?<\/p>\n<p><strong>Zv. Ministrja, Shala: <\/strong>Mendoj q\u00eb secili prej nesh, duhet t\u00eb m\u00ebsohet t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb respektojm\u00eb dinjitetin e gjithsecilit dhe kur flas p\u00ebr dinjitetin, realisht mendoj q\u00eb ta njoh\u00ebsh dhe ta pranosh secilin person, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, pa u munduar ta ndryshosh, pa munduar ta modifikosh di\u00e7ka ose pa u munduar q\u00eb ta besh t\u00eb p\u00ebrshtatet, me perceptimin q\u00eb ti ke, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar edhe mbi jet\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb momentin kur m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb respektojm\u00eb dinjitetin e gjithsecilit, mendoj q\u00eb do t\u00eb kemi m\u00eb pak konflikte n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, konflikte mes njeri-tjetrit por edhe konflikte m\u00eb t\u00eb gj\u00ebra, jasht\u00eb komunitetit n\u00eb fjal\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb kemi edhe m\u00eb pak dhun\u00eb, m\u00eb pak tension n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vijim mund t\u00eb ndiqni intervist\u00ebn e plot\u00eb, t\u00eb realizuar nga Radio KFOR-i me Z\u00ebvend\u00ebs Ministren n\u00eb Ministris\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, znj. Nita Shala, e cila ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dhun\u00ebn n\u00eb familje: Radio KFOR-i: Sa serioze \u00ebsht\u00eb situata aktuale n\u00eb lidhje me dhun\u00ebn n\u00eb familje? Zv. Ministrja, Shala: P\u00ebr fat t\u00eb keq, dhuna n\u00eb familje&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":58642,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-58641","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news","category-2","description-off"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58641","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58641"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58641\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58643,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58641\/revisions\/58643"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58641"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58641"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58641"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}