{"id":58305,"date":"2021-05-24T09:59:54","date_gmt":"2021-05-24T09:59:54","guid":{"rendered":"http:\/\/radiokfor.com\/1\/?p=58305"},"modified":"2021-05-24T15:56:26","modified_gmt":"2021-05-24T15:56:26","slug":"radio-kfor-i-cilesohet-si-mediumi-me-i-besueshem-dhe-me-i-degjuar-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/radio-kfor-i-cilesohet-si-mediumi-me-i-besueshem-dhe-me-i-degjuar-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Radio KFOR-i cil\u00ebsohet si mediumi m\u00eb i besuesh\u00ebm dhe m\u00eb i d\u00ebgjuar n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Radio KFOR-i ka realizuar nj\u00eb intervist\u00eb me profesoresh\u00ebn e Departamentit t\u00eb Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin Publik t\u00eb Prishtin\u00ebs, Remzie Shahini-Hoxhaj, t\u00eb cil\u00ebn mund ta lexoni n\u00eb vijim:<\/p>\n<p><strong>RADIO K4: Na tregoni m\u00eb shum\u00eb rreth programit q\u00eb ofron Departamenti i Gazetaris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Remzie<\/strong>: Faleminderit shum\u00eb, Vjosa. Jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb sot po e zhvillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb. Ndjehem e privilegjuar q\u00eb po e b\u00ebj nj\u00eb intervist\u00eb me nj\u00eb ish studente timen. Departamenti i gazetaris\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2005. Arsyeja pse ne gjendemi n\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb, \u00ebsht\u00eb sepse ka rrjedhur si nj\u00eb iniciativ\u00eb e profesor\u00ebve t\u00eb departamenteve t\u00eb linguistik\u00ebs dhe disa profesor\u00eb kan\u00eb at\u00eb prapavij\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rajonit zakonisht departamentet e gazetaris\u00eb mund ti gjeni n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fakulteteve t\u00eb filozofis\u00eb dhe shkencave politike, nd\u00ebrsa tek ne \u00ebsht\u00eb n\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb departament q\u00eb ofron njohuri jo vet\u00ebm n\u00eb sfer\u00ebn e gazetaris\u00eb por edhe t\u00eb shkencave t\u00eb komunikimit, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb stafit akademik. Ne me kalimin e koh\u00ebs, tani vet\u00ebm q\u00eb kemi arritur ti ngritim burimet njer\u00ebzore, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb departamentit ton\u00eb. Tashm\u00eb kemi t\u00eb diplomuar edhe profesor, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb prodhim i departamentit ton\u00eb. Kemi diku 500 student\u00eb, n\u00eb t\u00eb tri nivelet e studimit. \u00c7do vit n\u00eb nivelin Bachelor, regjistrojm\u00eb rreth 150 student\u00eb. Pastaj, n\u00eb nivelin Master, kemi rreth 20 student\u00eb. Po ashtu, kemi pasur edhe nivelin e doktorat\u00ebs. Shpresojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb mund ti rrisim edhe kapacitetet e regjistrimit t\u00eb student\u00ebve t\u00eb ri p\u00ebr shkak q\u00eb k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb mjaft e madhe, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb mbulimit t\u00eb tregut. T\u00eb them pa modesti, 90% e student\u00ebve tan\u00eb pothuajse ende pa i p\u00ebrfunduar studimet gjenden n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Pastaj, pasi t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb studimet gjithsesi. Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb diversitetit t\u00eb cilin e ofron departamenti si i till\u00eb, student\u00ebt tan\u00eb arrijn\u00eb q\u00eb t\u00eb pun\u00ebsohen jo vet\u00ebm n\u00eb sektorin e mediave por edhe n\u00eb institucione dhe n\u00eb organizata t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sfer\u00ebn e komunikimit. P\u00ebr shembull, n\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnie me Publikun, n\u00eb marketing, disa prej tyre jan\u00eb edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb institucioneve t\u00eb ndryshme, ose jan\u00eb edhe n\u00eb sfer\u00ebn e komunikimit politik, jan\u00eb \u2018spin doctor\u2018 t\u00eb suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>RADIO K4: E p\u00ebrmend\u00ebt promovimin e diversitetit, p\u00ebrgatitjen e gazetar\u00ebve p\u00ebr tregun e pun\u00ebs, na trego m\u00eb gjer\u00ebsisht si e trajtoni aspektin e diversitetit n\u00eb departamentin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Remzie:<\/strong> N\u00eb departamentin e gazetaris\u00eb ju e dini q\u00eb studimet n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, mir\u00ebpo ne synojm\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e politikave t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, t\u00eb inkorporojm\u00eb edhe minoritetet. P\u00ebr shembull, kemi pasur \u00e7do her\u00eb pjes\u00ebtar t\u00eb komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas. Kemi pasur \u00e7do her\u00eb, persona me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, disa prej tyre tanim\u00eb punojn\u00eb n\u00eb media dhe jan\u00eb etabluar si gazetar\u00eb, sidomos n\u00eb sfer\u00ebn e radios, p\u00ebr shkak q\u00eb ofron nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb. Por, edhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr shembull, kemi pasur edhe student\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb minoriteteve tjera prezent\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, pra turk dhe boshnjak. Ne e ofrojm\u00eb edhe provimin pranues n\u00eb gjuh\u00ebn turke dhe boshnjake, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb interesuar. P\u00ebrmes Universitetit Veror t\u00eb Prishtin\u00ebs, ne ofrojm\u00eb edhe nj\u00eb shkoll\u00eb verore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe ofrohet p\u00ebr student\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kemi pasur n\u00eb vitet e fundit, edhe student\u00eb nga Vojvodina nga Serbia por edhe nga Maqedonia e Veriut, Malit t\u00eb Zi, por edhe gjithandej bot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>RADIO K4:<\/strong> Do t\u00eb flasim tani p\u00ebr edukimin medial, nj\u00eb fush\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ju, shum\u00eb e njohur p\u00ebr ju. Me zhvillimin e teknologjis\u00eb, t\u00eb rrjeteve sociale dhe mediave t\u00eb reja, sa e shihni t\u00eb nevojsh\u00ebm edukimin medial dhe si q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt? A po b\u00ebhet mjaftuesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb kemi edukim medial n\u00eb shkolla?<\/p>\n<p><strong>Prof. Remzie<\/strong>: Ne si departament kemi synuar dhe e kemi par\u00eb shum\u00eb moti nevoj\u00ebn e posedimit t\u00eb nj\u00eb l\u00ebnde n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kurrikul\u00ebs shkollore n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, jo vet\u00ebm n\u00eb nivelin universitar por edhe at\u00eb para fillor dhe fillor, p\u00ebr shkak pik\u00ebrisht t\u00eb trendeve t\u00eb zhvillimit n\u00eb t\u00eb cilat ne po jetojm\u00eb. Ne kemi synuar q\u00eb nga viti 2010, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb presion t\u00eb hapur tek Ministria e Arsimit dhe akter\u00ebt tjer\u00eb relevant\u00eb p\u00ebr futjen e edukimit medial n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kurrikul\u00ebs shkollore. Kemi arritur q\u00eb n\u00eb vitet e fundit t\u00eb prezantohet si l\u00ebnd\u00eb zgjedhore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb arsimit fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm, mir\u00ebpo ne nuk do t\u00eb k\u00ebnaqemi vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb por do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb presion q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb obligative. Edukimi medial \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, nuk n\u00ebnkupton vet\u00ebm aspektin e perceptimit t\u00eb mediave, por edhe \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne njer\u00ebzit me mediat. Pra, si ti shfryt\u00ebzojm\u00eb ato n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme dhe besoj q\u00eb periudha e pandemis\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb ka d\u00ebshmuar tash m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb nevoj\u00ebn permanente p\u00ebr ta pasur edukimin medial pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb. N\u00eb vitet e fundit, pra n\u00eb vitin 2019, kemi filluar nj\u00eb pilot projekt me UNESCO-n dhe kemi implementuar p\u00ebrmes Sindikat\u00ebs s\u00eb Bashkuar p\u00ebr Arsim (SBASHK) dhe kemi trajnuar deri m\u00eb tani diku 1500 m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, n\u00eb edukimin medial. Kjo vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrhapje sa m\u00eb e gjer\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e diskursit publik, \u00e7\u00ebshtja e edukimit medial.<\/p>\n<p><strong>RADIO K4<\/strong>: Flasim tani p\u00ebr disa nga l\u00ebnd\u00ebt n\u00eb t\u00eb cilat ligj\u00ebroni ju. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre, ju tashm\u00eb jeni b\u00ebr\u00eb e njohur bashk\u00eb me student\u00ebt p\u00ebr realizimin e disa videove sensibilizuake p\u00ebr tema t\u00eb ndryshme q\u00eb trajtoni. Na tregoni m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtyre videove sepse edhe jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb shum\u00eb n\u00eb rrjetet sociale dhe kan\u00eb mesazhe shum\u00eb t\u00eb mira?<\/p>\n<p><strong>Prof. Remzie<\/strong>: Po, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs Marr\u00ebdh\u00ebnie me Publikun, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, un\u00eb synoj q\u00eb student\u00ebve t\u00eb ju jap shkatht\u00ebsin\u00eb e t\u00eb folurit publik nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb merremi me marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun apo PR-in e institucioneve dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb b\u00ebjm\u00eb projekte, pra organizimin e video-kampanjave t\u00eb cilat jan\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsuese dhe informuese dhe un\u00eb gjithmon\u00eb synoj q\u00eb t\u00eb prek tema t\u00eb cilat jan\u00eb tabo, e p\u00ebr t\u00eb cilat jo shpesh shohim n\u00eb media ose diskutohen n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, p\u00ebr \u00e7do vit p\u00ebrzgjedhim tematika q\u00eb jan\u00eb aktuale. Deri m\u00eb tani, kemi arritur t\u00eb promovojm\u00eb disa tema p\u00ebr shembull p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje gjinore, pasi q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, jan\u00eb disa prej tematikave ende jo t\u00eb promovuara mjaftuesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb synoj q\u00eb gjithmon\u00eb, ta kem theksin aty. K\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb lansuar diku 3-4 kampanja, mir\u00ebpo jan\u00eb n\u00eb proces disa t\u00eb tjera deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb semestrit. Kemi pasur nj\u00eb kampanj\u00eb p\u00ebr depresionin post-natal, nj\u00eb aspekt i depresionit q\u00eb shum\u00eb gra dhe burra por edhe shoq\u00ebria pothuajse jan\u00eb t\u00eb pa informuar.<\/p>\n<p><strong>RADIO K4<\/strong>: Na trego m\u00eb shum\u00eb rreth bashk\u00ebpunimit tuaj me KFOR-in dhe p\u00ebr aktivitetet e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb keni organizuar?<\/p>\n<p><strong>Prof. Remzie:<\/strong> Ne si departament kemi synuar gjithmon\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi bashk\u00ebpunim me t\u00eb gjitha organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, prezent\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Pastaj edhe me korin diplomatik n\u00eb Kosov\u00eb. Me KFOR-in, gjithmon\u00eb kemi pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, kemi pasur shk\u00ebmbime pothuajse prej fillimit kur jemi themeluar si departament. N\u00eb koh\u00ebn e fundit ky bashk\u00ebpunim pothuajse \u00ebsht\u00eb intensifikuar. Kemi pasur komandant\u00eb t\u00eb KFOR-it p\u00ebr ligj\u00ebrata para student\u00ebve tan\u00eb, me iden\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb p\u00ebrvojave tona, me iden\u00eb e njoftimit t\u00eb student\u00ebve dhe popullat\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ka dhe promovimin e pun\u00ebs s\u00eb mir\u00eb q\u00eb b\u00ebn KFOR-i n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim idesh se shpesh her\u00eb nga k\u00ebto biseda mund t\u00eb rrjedhin edhe ide q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr bashk\u00ebpunime t\u00eb m\u00ebtutjeshme. Ne kemi pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me zyr\u00ebn p\u00ebr promovimin e diversitetit dhe barazis\u00eb gjinore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb KFOR-it dhe kemi arritur q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb focus grup, p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer ide p\u00ebr kampanjat informuese q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb departamentit t\u00eb mediave n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb KFOR-it.<\/p>\n<p><strong>RADIO K4<\/strong>: Profesoresh\u00eb, p\u00ebrmend\u00ebt Radion e UP-s\u00eb, na trego se si funksionin kjo radio?<\/p>\n<p><strong>Prof. Remzie<\/strong>: N\u00eb p\u00ebrvjetorin e 50-t\u00eb t\u00eb themelimit t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, ne kemi lansuar Radio UP. Kjo radio funksionin me rotacion, ne marrim diku 2-3 student\u00eb dhe ata punojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar. Nuk kemi frekuenc\u00eb nacionale si radio, por operojm\u00eb online dhe besoj q\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb ofrohet e mediave online, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb sepse ofron mund\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr student\u00eb dhe arsyeja pse e kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb rotacion, \u00ebsht\u00eb q\u00eb secili prej student\u00ebve t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs dhe nj\u00eb praktike t\u00eb vog\u00ebl, e pse jo ky pastaj \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb lloj orientimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen, se a d\u00ebshirojn\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrcaktohen p\u00ebr radio, televizion apo media t\u00eb shkruara apo media online, ky \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht vendim i tyre. Nuk kemi ndonj\u00eb emision q\u00eb kemi krijuar deri m\u00eb tani, por besoj q\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb funksionalizojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>RADIO K4<\/strong>: Kemi m\u00ebsuar se nj\u00eb studim i kryer nga nj\u00eb koleg\u00eb i juaji n\u00eb departamentin e gazetaris\u00eb, ka treguar q\u00eb Radio KFOR-i \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si radio m\u00eb e besueshme dhe m\u00eb e d\u00ebgjuar n\u00eb Kosov\u00eb. Na trego m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtij studimi?<\/p>\n<p><strong>Prof. Remzie<\/strong>: E v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00ebri nga koleg\u00ebt tan\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb punimit t\u00eb tij t\u00eb doktorat\u00ebs, e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb till\u00eb me disa respodent\u00eb dhe ka rezultuar q\u00eb Radio KFOR-i, \u00ebsht\u00eb nga radiot m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuara dhe m\u00eb t\u00eb besueshme dhe mendoj q\u00eb kjo vjen edhe si rezultat q\u00eb prezenca e KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb, jep nj\u00eb siguri jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe KFOR-i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga institucionet m\u00eb t\u00eb besueshme n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe Radio KFOR-i t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb radio e preferuar ,sidomos nga t\u00eb rinjt\u00eb, nj\u00eb radio q\u00eb ofron diversitet p\u00ebr t\u00eb gjitha moshat por edhe ofron perspektiv\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>RADIO K4<\/strong>: Profesoresh\u00eb, p\u00ebrmende pandemin\u00eb dhe sfidat me t\u00eb cilat jemi p\u00ebrballur. Si keni funksionuar gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe sa i p\u00ebrket procesit m\u00ebsimor dhe m\u00ebsimit online?<\/p>\n<p><strong>Prof. Remzie<\/strong>: Edhe k\u00ebtu mund t\u00eb them pa modesti dhe me shum\u00eb krenari, q\u00eb kemi qen\u00eb nga departamentet e para q\u00eb kemi filluar m\u00ebsimin online. Kemi filluar m\u00ebsimin online, menj\u00ebher\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb mbylljes totale nga pandemie. Jemi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb k\u00ebnaqur me performanc\u00ebn ton\u00eb si departament por edhe si fakultet. Mund t\u00eb them se jemi departamenti q\u00eb ka mbajtur m\u00eb s\u00eb shumti m\u00ebsim online gjat\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb gjith\u00eb UP-n\u00eb, kjo si rezultat i matjeve q\u00eb jan\u00eb prezent\u00eb n\u00eb platforma q\u00eb tregojn\u00eb matjet e tilla.<\/p>\n<p><strong>RADIO K4<\/strong>: Profesoresh\u00eb ju vazhdimisht punoni me t\u00eb rinj. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr rinin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe cili \u00ebsht\u00eb mesazhi juaj p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Prof. Remzie<\/strong>: Un\u00eb mendoj q\u00eb ne si Kosov\u00eb, kemi rini t\u00eb mrekullueshme. Jan\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkues, entuziast. Rinia e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb din\u00eb e ta \u00e7mojn\u00eb lirin\u00eb q\u00eb e kan\u00eb, duhet t\u00eb din\u00eb ti \u00e7mojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofron teknologjia. P\u00ebr shembull, sot nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb jemi fizikisht diku, ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, studime, hulumtime edhe pa qen\u00eb prezent diku. Sot bota ofron dhe tregu duhet t\u00eb shihet si nj\u00eb treg global dhe gazetar\u00ebt ton\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb mos koncentrohen vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por t\u00eb shohin gjithandej. T\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatitur, por duhet t\u00eb investojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb edukimin e tyre, n\u00eb p\u00ebrforcimin e njohurive t\u00eb tyre, duhet gjithsesi ta din\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj s\u00eb paku. Ne e dim\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb shumica flasin anglisht, por ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u2018\u2019fshat t\u00eb madh global\u2019\u2019 q\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb, Marshall McLuhan dhe duhet t\u00eb nisemi prej asaj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr tregun bot\u00ebror dhe jo t\u00eb koncentrohemi vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb shpresoj shum\u00eb q\u00eb gjeneratat e reja, do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb se q\u00eb kemi qen\u00eb ne si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs dhe ata jan\u00eb e ardhmja q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshimin n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Radio KFOR-i ka realizuar nj\u00eb intervist\u00eb me profesoresh\u00ebn e Departamentit t\u00eb Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin Publik t\u00eb Prishtin\u00ebs, Remzie Shahini-Hoxhaj, t\u00eb cil\u00ebn mund ta lexoni n\u00eb vijim: RADIO K4: Na tregoni m\u00eb shum\u00eb rreth programit q\u00eb ofron Departamenti i Gazetaris\u00eb? Prof. Remzie: Faleminderit shum\u00eb, Vjosa. Jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb sot po e zhvillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":58306,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-58305","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news","category-2","description-off"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58305"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58305\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58329,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58305\/revisions\/58329"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}