{"id":52599,"date":"2020-05-05T06:00:11","date_gmt":"2020-05-05T06:00:11","guid":{"rendered":"http:\/\/radiokfor.com\/1\/?p=52599"},"modified":"2020-05-05T09:01:58","modified_gmt":"2020-05-05T09:01:58","slug":"prinder-rendesia-e-njohjes-se-aktiviteteve-per-moshat-e-caktuara-per-femije-eshte-thelbesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/prinder-rendesia-e-njohjes-se-aktiviteteve-per-moshat-e-caktuara-per-femije-eshte-thelbesore\/","title":{"rendered":"Prind\u00ebr, r\u00ebnd\u00ebsia e njohjes s\u00eb aktiviteteve p\u00ebr moshat e caktuara p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore"},"content":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga koha kur OBSH-ja ka shpallur pandemi n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb COVID-19, koha e kaluar n\u00eb izolim me f\u00ebmij\u00ebt \u00ebsht\u00eb fokusi q\u00eb kan\u00eb ekspert\u00ebt social duke sjell\u00eb ide, k\u00ebshilla dhe mund\u00ebsi t\u00eb shumta q\u00eb prind\u00ebrit t\u00eb organizojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb aktivitete p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb kushte t\u00eb izolimit. Kjo fush\u00eb, \u00ebsht\u00eb pik\u00eb interesi edhe p\u00ebr psikologen dhe terapisten e zhvillimit p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, Eltira Sadiku, e cila s\u00eb fundmi ka publikuar artikullin <strong>\u201cAktivitete, Loj\u00ebra dhe shum\u00eb Emocione p\u00ebr Prind\u00ebrit dhe F\u00ebmij\u00ebt n\u00eb koh\u00eb izolimi\u201d.<\/strong> N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radio KFOR-in, znj. Sadiku, ka shpalosur p\u00ebrmbajtjen dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb emocionale t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb e trajton artikulli<em>: \u201cAshtu sikurse p\u00ebr t\u00eb rriturit q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb aktivitetet e ndryshme edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt nuk ka m\u00eb angazhime n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme. Ata tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, nuk shkojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, nuk ndjekin kurset e ndryshme artistike apo kreative, e madje as ato sportive. Gjithashtu ata nuk kan\u00eb m\u00eb shok\u00ebt dhe shoqet e tyre p\u00ebr t\u00eb luajtur loj\u00ebra t\u00eb ndryshme n\u00eb natyr\u00eb, as n\u00eb shkoll\u00eb apo kopshte. Fakti q\u00eb jemi pran\u00eb familjes \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb pozitive, por ka edhe momente kur ndjehemi se jemi b\u00ebr\u00eb monoton nga rutina e p\u00ebrditshme e rrethuar brenda mureve t\u00eb sht\u00ebpive tona. F\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr v\u00ebmendjen e prind\u00ebrve, duan t\u00eb luajn\u00eb loj\u00ebra t\u00eb ndryshme me ta por kan\u00eb nevoj\u00eb edhe p\u00ebr ide kreative. Loj\u00ebra t\u00eb ndryshme mund t\u00eb zhvillohen p\u00ebr nxitjen e zhvillimit emocional, por edhe t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb zhvillimin e t\u00eb mbajturit mend, po ashtu edhe ndaj zhvillimit t\u00eb t\u00eb folurit dhe pasurimit t\u00eb fjalorit.\u201c<br \/>\n<\/em>Znj. Sadiku, n\u00eb artikullin e saj \u2018N\u00ebp\u00ebrmjet loj\u00ebs f\u00ebmij\u00ebt identifikojn\u00eb dhe tregojn\u00eb emocionet e tyre\u2019, tregon se cilat aktivitete kontribuojn\u00eb m\u00eb pas n\u00eb zhvillimin social dhe n\u00eb nd\u00ebrveprimin me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb aktivitete mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb prind\u00ebrit var\u00ebsisht mosh\u00ebs sipas artikullit \u201cAktivitete, Loj\u00ebra dhe shum\u00eb Emocione p\u00ebr Prind\u00ebrit dhe F\u00ebmij\u00ebt n\u00eb koh\u00eb izolimi\u201d?, ju njohim n\u00eb vijim:<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr bebet 6 muaj &#8211; <\/strong>mund t\u00eb krijoni mjedise t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb sht\u00ebpi duke krijuar disa lloj aktivitetesh si: lodra rrotulluese mbi krevatin e bebit, lodra q\u00eb mund t\u2019i shtr\u00ebngoj\u00eb, lodra t\u00eb buta ose topa, fotografi, rrake dhe zile. Bebet zot\u00ebrojn\u00eb shum\u00eb pak aft\u00ebsi manipuluese, p\u00ebrjetojn\u00eb bot\u00ebn p\u00ebrmes shikimit, tingujve dhe t\u00eb prekurit. Mund t\u2019i k\u00ebndoni bebes dhe ta mbani n\u00eb krah\u00eb duke l\u00ebvizur para e pas sipas ritmit t\u00eb k\u00ebng\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Grup\u00eb mosha 7 \u2013 17 muaj<\/strong> &#8211; mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aktivitete me tinguj dhe fjal\u00eb, t\u00eb imitojn\u00eb kafsh\u00ebt, t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb k\u00ebng\u00eb. T\u00eb b\u00ebni loj\u00ebra fizike p\u00ebr shembull mund t\u00eb fshihni nj\u00eb objekt n\u00eb dor\u00ebn tuaj dhe pastaj f\u00ebmija ta gjej\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt e k\u00ebsaj moshe p\u00eblqejn\u00eb kutit\u00eb boshe dhe k\u00ebnaqen duke i futur e nxjerr\u00eb kubat, kap\u00ebset etj.<\/p>\n<p><strong>F\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 18 muaj &#8211; 2 vje\u00e7<\/strong> &#8211; nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb lodrat me t\u00eb tjer\u00ebt edhe pse u p\u00eblqen t\u00eb luajn\u00eb me ta. Atyre u p\u00eblqen t\u00eb luajn\u00eb m\u00eb kukulla t\u2019i veshin dhe t\u2019i zhveshin, lodra me t\u00eb goditur si p\u00ebr shembull nj\u00eb \u00e7eki\u00e7 druri p\u00ebr t\u00eb goditur gozhd\u00ebn, ndajn\u00eb objektet sipas formave dhe kjo nxit shkatht\u00ebsit\u00eb e duarve, mund t\u00eb emitoni kafsh\u00ebt dhe t\u00eb k\u00ebndoni k\u00ebng\u00eb me ndonj\u00eb lod\u00ebr muzikore q\u00eb keni n\u00eb sht\u00ebpi. Me plastelin\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni gj\u00ebra t\u00eb ndryshme var\u00ebsisht se n\u00eb \u00e7ka shfaq interesim f\u00ebmija. Aktivitetet me tinguj dhe fjal\u00eb u b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje f\u00ebmij\u00ebve, sidomos ato q\u00eb rimojn\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke i shoq\u00ebruar edhe me veprim.<\/p>\n<p><strong>\u00a0F\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 3 &#8211; 5 vje\u00e7 <\/strong>&#8211; shfaqin kuriozitet p\u00ebr gj\u00ebra. Ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb pyetje dhe do t\u00eb duan t\u00eb testoj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre fizike, sepse kjo \u00ebsht\u00eb mosha e fantazis\u00eb dhe imagjinat\u00ebs. Mund t\u00eb b\u00ebni aktivitete t\u00eb ndryshme: lodra nd\u00ebrtuese, vegla arti (lapsa, ngjyra t\u00eb drurit, ngjyra t\u00eb ujit) vizatoni format gjeometrike, jepni f\u00ebmij\u00ebs kubat apo \u00e7far\u00eb do q\u00eb keni n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb ndaj\u00eb sipas ngjyr\u00ebs, form\u00ebs dhe madh\u00ebsis\u00eb. Libra me fotografi rreth kafsh\u00ebve, familjes, ngjarjeve t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb ju thoni vjersha me rim\u00eb po ashtu dhe t\u00eb k\u00ebndoni, t\u2019ua thoni alfabetin dhe numrat n\u00eb form\u00eb loje. Gjat\u00eb leximit t\u00eb p\u00ebrrallave apo shikimit t\u00eb tyre n\u00eb TV, flisni p\u00ebr ndjenjat dhe emocionet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregim. N\u00ebse keni mund\u00ebsi t\u00eb dilni t\u00eb sh\u00ebtisni me f\u00ebmij\u00ebt, flisni p\u00ebr gj\u00ebrat gjat\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb shihni. P\u00ebrpara pasqyr\u00ebs b\u00ebni aktivitete fizike, vall\u00ebzoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb f\u00ebmija t\u2019ju emitoj. N\u00ebp\u00ebrmjet loj\u00ebs f\u00ebmija b\u00ebhet personazhi kryesor i bot\u00ebs s\u00eb tij, duke b\u00ebr\u00eb role se \u00ebsht\u00eb dikush tjet\u00ebr do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb marrin role t\u00eb kund\u00ebrta gjinore her\u00eb t\u00eb b\u00ebhen i miri e her\u00eb i keqi, her\u00eb viktima e her\u00eb heroi. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb e dukshme q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb pyetje q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigjet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe f\u00ebmij\u00ebt mund t\u00eb ndihen konfuz.<\/p>\n<p><strong>F\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 6 &#8211; 8<\/strong> <strong>vje\u00e7 <\/strong>&#8211; kushtoni v\u00ebmendje t\u00eb vazhdueshme kur ata jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka. Zhvilloni plane t\u00eb thjeshta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb q\u00ebllim dhe ndihmoni ata p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e zakonshme. Flisni p\u00ebr mosh\u00ebn e tyre aktuale se sa vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe sa vje\u00e7 do t\u00eb jet\u00eb vitin tjet\u00ebr. Tregoni ndryshimin midis t\u00eb djatht\u00ebs dhe t\u00eb majt\u00ebs. Shpjegoni ndryshimin e dit\u00ebs dhe nat\u00ebs dhe \u00e7far\u00eb aktivitete b\u00ebni n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Identifikoni ndryshimin e kat\u00ebr stin\u00ebve t\u00eb vitit dhe bisedoni p\u00ebr to. Luani loj\u00ebra me rregulla dhe zakonisht ata jan\u00eb mjaft t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i kuptuar dhe ndjekur ato. Gjithashtu shpjegoni konceptin e t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebs si: e madhe &#8211; e vog\u00ebl, ftoht\u00eb \u2013 nxeht\u00eb etj. Shpjegoni nj\u00eb problem ose situat\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme sepse kjo do t\u2019i ndihmoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb zhvillimin e aft\u00ebsive shoq\u00ebrore dhe t\u00eb z\u00ebn\u00eb miq. Gjithsesi nxitni f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb vizatojn\u00eb gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme.<\/p>\n<p><strong>F\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 9 &#8211; 12<\/strong> &#8211; vje\u00e7 mund t\u00eb b\u00ebni aktivitete t\u00eb ndryshme duke i inkurajuar n\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb ata d\u00ebshirojn\u00eb dhe shfaqin interesim m\u00eb shum\u00eb. Mund t\u00eb b\u00ebni aktivitete fizike sepse u p\u00eblqejn\u00eb sportet dhe puna ekipore. N\u00eb oborre mund t\u00eb luani sporte t\u00eb ndryshme s\u00eb bashku, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb oborrit mund t\u00eb b\u00ebni edhe ushtrime fizike p\u00ebr t\u00eb ruajtur sh\u00ebndetin fizik dhe at\u00eb mendor\u00eb edhe n\u00eb ambiente t\u00eb brendshme. Inkurajoni q\u00eb t\u00eb merren me hobi t\u00eb ndryshme ku ata shfaqin aft\u00ebsi si: vizatim, muzik\u00eb, sporte etj. Mund t\u00eb luani loj\u00ebra q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shpejt\u00ebsi, aft\u00ebsi dhe strategji sepse k\u00ebto loj\u00ebra rrisin p\u00ebrqendrimin dhe u ndihmojn\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb ata duan. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb u p\u00ebrmbahen rregullave t\u00eb loj\u00ebrave dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull p\u00ebr ta edhe kur humbin.<\/p>\n<p>N\u00ebse po hasni v\u00ebshtir\u00ebsi me f\u00ebmij\u00ebt tuaj gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve apo n\u00ebse keni nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje psikologjike, ju apo f\u00ebmija juaj mund t\u00eb kontaktoni \u2018NOKTA grup\u2019 n\u00eb facebook dhe @notktagrupi n\u00eb instagram.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga koha kur OBSH-ja ka shpallur pandemi n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb COVID-19, koha e kaluar n\u00eb izolim me f\u00ebmij\u00ebt \u00ebsht\u00eb fokusi q\u00eb kan\u00eb ekspert\u00ebt social duke sjell\u00eb ide, k\u00ebshilla dhe mund\u00ebsi t\u00eb shumta q\u00eb prind\u00ebrit t\u00eb organizojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb aktivitete p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb kushte t\u00eb izolimit. Kjo fush\u00eb, \u00ebsht\u00eb pik\u00eb interesi edhe&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":52600,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-52599","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news","category-2","description-off"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52599"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52599\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":52606,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52599\/revisions\/52606"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52600"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiokfor.com\/1\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}