Në Ferizaj u hap ‘Kolonia Artistike e Artistëve të Rinj’

11.09.18

Me qëllim të nxitjes së dialogut ndërkomunal, dje (10 shtator) u hap Kolonia Artistike e artistëve të rinj, organizuar nga Qendra e Rinisë së Ferizajt, Njësiti për Bashkëpunim me Qytetar (KFOR-i amerikan) dhe OSBE-ja.

Ky aktivitet është realizuar në vazhdën e javës së KFOR-it, i cili këtë vit është mbajtur nga data 4 korrik deri më 11 korrik dhe siç thonë organizatorët, kjo është mënyra më e mirë e përmbylljes së saj.

më shumë...


“Kurrë S’kanë Me U Rritë”

10.09.18

Artistët Mina Krasniqi dhe Leonid Palushaj, janë pjesëmarrës të shumë ekspozitave kombëtare, ndërkombëtare, ekspozita personale brenda dhe jashtë vendit.
Mina dhe Leo, talentin e tyre do ta tregojnë edhe me datën 12 shtator, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, përmes ekspozitës “Kurrë S’kanë Me U Rritë”. Për të mësuar më shumë rreth kësaj ekspozite, Radio KFOR-i kontaktoi kuratorin Burim Berisha, i cili na tregoi se çfarë ka dashur që të paraqes përmes kësaj ekspozite:

më shumë...


Miku im më i mirë, arushi

10.09.18

Stafi i Pyllit të Arinjve Prishtina, ka menduar për disa aktivitete shumë të lezetshme për fëmijët, të cilat kanë filluar të realizohen dje, (9 shtator) dhe do të vazhdojnë edhe sot me nxënës të shkollave fillore të Kosovës.
Padyshim që secili fëmijë ka nje mik (arush) të tillë të dashur, që e ruan me shumë xhelozi, prandaj përmes këtyre aktiviteteve atraktive, të gjithë prindërit e fëmijëve të interesuar patën mundësi që këto lodra (arushe) t’i dërgojnë në strehimore dhe pa pagesë të argëtohen në pyll, me arinj të vërtetë.

më shumë...


Institucionet dhe qytetarët në aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”

10.09.18

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” do të filloj të realizohet nga data 15 shtator, në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”, që organizohet nga Lëvizja Globale “Let’s Do It World”, pjesë e së cilës është edhe ‘Let’s Do It Kosova’.

Për tre muaj të plotë nga data 15 shtator e deri më 15 dhjetor, “Let’s Do it Kosova” do të përkrahet nga Qeveria e Kosovës, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe shumë akterë të tjerë relevantë.

më shumë...


Përfundon me sukses ‘Hardh Fest 2018’

10.09.18

Fillimi i muajit shtator solli në Rahovec ngjarjen më të madhe kulturore që realizohet në këtë pjesë, festivalin tradicional të vjeljes së rrushit “HardhFest”.

Ky festival, i 17-ti me radhë mblodhi në këtë komunë vizitorë të shumtë nga Kosova dhe nga rajoni.

më shumë...


Sot ndeshja e radhës, Kosova me Ishujt Faroe

10.09.18

Me përballjen ndaj Azerbajxhanit në kryeqytetin azer Baku, Kosova ka nisur kështu edicionin e saj në ‘Uefa Nations League’, kompeticioni më i ri në futboll. 
E ndarë në katër liga, A, B, C, dhe D, secila nga skuadrat përfaqësuese në këto liga janë të ndara në bazë të koeficientit që kanë në rangimin e UEFA-s dhe çdo fitues grupi do të kualifikohet për edicionin e ri në një ligë më lart, ndërsa i fundit në grup do zbres një ligë më poshtë.

më shumë...


Dita Botërore e Arsimimit

08.09.18

Sot, rreth 16% e popullsisë së botës, dy të tretat e të cilave janë femra, nuk janë në gjendje të lexojnë ose të shkruajnë në gjuhën e tyre amtare.

Dita botërore e arsimimit shënohet çdo vit me 8 shtator si ditë zyrtate nga ‘Kombet e Bashkuara', si mundësi për të rritur vetëdijësimin e rëndësisë për arsimim dhe uljen e analfabetizmit në botë.

më shumë...


Sot “Me pamje kah vneshta”

07.09.18

Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, ka filluar sot në komunën e Rahovecit, ku me këtë rast u mbajtën aktivitete të ndryshme, si parakalimi i mjeteve dhe mekanizmave bujqësor, shtrydhja e vjeljes së rrushit.

Po sot është bërë edhe hapja e Hardh Shop, ku vizitorët mund të blejnë bluza dhe rekuizita tjera interesante që kane të bëjnë me festivalin.

më shumë...


Konferenca e ICLLD-së, sjell studime të reja

07.09.18

Konferenca Ndërkombëtare mbi Linguistikën, Gjuhësinë, Letërsinë dhe Didaktikën (ICLLD) do të mbahet nesër (08.09.18) në Prishtinë, konkretisht në Kolegjin AAB, ku përveç mirëpritjes Kolegji në fjalë është edhe organizatore e kësaj konference, e cila është në partneritet me universitetet e Tiranës, Korçës dhe të Manastirit.

Mbi 80 studiues, nga Kosova dhe rajoni, nesër do të kenë mundësi t’i shpalosin punimet e tyre shkencore.

më shumë...


Skulptori Behluli, sjell momente të jetës së tij përmes artit

07.09.18

Skulptori dhe profesori Avni Behluli, me 13 shtator do të hapë ekspozitën personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës nga ora 19:00.

Në këtë cikël të punimeve Behluli në një intervistë për Radio KFOR-in tregoi për natyrën e ekspozitës së tij duke treguar se si do të paraqitet në këtë ekspozitë:

më shumë...