Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


Gara më e madhe e robotikës në Kosovë, vjen me sezonën e re

12.09.18

“Kosova Makers League” është gara më e madhe e robotikës në Kosovë, e cila do të organizohet dhe do të udhëhiqet nga Fondacioni BONEVET. Atmosfera pozitive dhe e shëndetshme, bashkëpunuimi i të rinjve për të zgjidhur “mision të ndërlikuar” me ndihmën e robotit, vazhdon të jetë sërish qëllimi i kësaj gare e cila ka në fokus nxënësitë e shkollave fillore e të mesme në gjithë Kosovën.

Menaxheri i projektit, Landër Islami, për Radio KFOR-in thotë:

“Projekti është i bazuar në tri shtylla kryesore: E para është me i përfshi të gjitha shkollat, qëllim kemi me i përfshi shkollat e zonave rurale. Shtylla e dytë është me i përfshi të gjitha etnicitetet, të gjithë të rinjtë dhe e treta është me e fuqizu një balancë gjinor, do të thotë po i shtyjmë shkollat me sjell ekipe të balancuara gjinore”.

“Kosova Makers League” këtë muaj po e sjell edhe sezonën e re 2018-1019, me projektin që ka filluar në muajin shkurt dhe i është nënshtruar fazës pilot. 55 shkolla kanë qenë pjesëmarrëse në testimin e konceptiti ku janë zhvilluar 2 raunde të garave në mes të tyre shkollave. Këto shkolla në mënyrë automatike hynë një sezonin e shtatorit, ndërsa periudha e aplikimit për shkolla të reja është deri në fund të shtatorit.

Përveç kësaj, “Kosova Makers League” këtë vit po sjell edhe risi:

“Një risi e këtij viti është që kemi me fillu edhe me shkolla të mesme, mirëpo qëllimi i projektit është me inkuraju zhvillimin e avancuar të STEM. STEM është një fushë e arsimit qe ka për bazë shkencën, teknologjinë, inxhinierin dhe matematikën dhe po synojmë që ta fuqizojmë në sistemin e arsimit e edukimit në Kosovë”.

Platforma në të cilën zhvillohet liga për shkollat fillore është roboti edukativ ‘mBot’ ndërsa shkollat e mesme si risi e kësaj sezone do të nëshktrohen sistemin IOT.

Projekti KML mbeshtetet nga Fondacioni “UNE E DU KOSOVËN”, RAIFFEISEN KOSOVA, IPKO dhe shumë partnerë të tjerë. Për detaje më të hollësishme, mund të njoftoheni përmes vegzës së mëposhtme:

www.kosovamakers.net



Lexo më Shumë