Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


A je me kqyr film n’Gërmi?

11.09.18

Një aktivitet jo i zakonshëm do të zhvillohet më datën 21 shtator, në parkun e Gërmisë, bëhet fjalë për shfaqjen e një filmi në hapësirë.

Tetë filma janë dhënë si opsion dhe mundësi për tu përzgjedhur nga të interesuarit, si: “Insidious The Last Key”, “Red Sparrow”, “Avnegrers: Infinity War”, “The Commuter”, “Jurassic World: Fallen Kingdom” dhe “Terminal, Pacific Rim: Uprising”.

Ideator e kësaj ngjarje interesante është Agon Mazreku, nga Luna Events dhe për Radio KFOR-in tregoi për idenë e kësaj ngjarje:  “Evente si kjo janë organizuar shumë edhe në vendet e tjera. Ideja me fillim ishte që ta bëjmë pak a shumë si piknik, d.m.th. t’iu shpërndajmë mbulesa (qebe) të interesuarve, por ende nuk e kemi caktuar se çka, por e rëndësishme është që të pranishmit derisa ta shikojnë filmin, të kenë mundësi të shtrihen apo edhe të rrinë ulur, së bashku me shoqëri.”

Pjesëmarrja dhe shiqimi i filmit në hapësirë të Gërmisë do të jetë pa pagesë. Mos harroni më 21 shtator, përveç që do të kënaqeni duke shikuar film, ju do të keni mundësi të argëtoheni me muzikë, ushqim dhe pije.



Lexo më Shumë