Degjo Online Mbylle

Radio K4 on Facebook

Our Favourite of the Week



MOVIE BOX

Find more about Weather in Pristina, KV
Click for weather forecast


‘Let’s Dance’ kthehet përsëri!

13.09.18

Ngjarja vjetore për mbledhjen e fondeve në shërbim të nënave dhe fëmijëve ‘ Let's Dance 2018’, so të mbahet më datën 1 Nëntor, në “Sheshin 21”, duke filluar nga ora 20:00.

Për të katërtin vit me radhë “Let's Dance për Nënat dhe Fëmijët”, ofron muzikë fantastike, ushqim të mirë, pije dhe mbi të gjitha shoqërim të mirë.

më shumë...


Ëmbëlsohu sot në ‘Ditën Ndërkombëtare të Çokollatës’

13.09.18

Sot festohet ‘Dita Ndërkombëtare e Çokollatës’, e cila cilësohet si një nga ushqimet më të preferuara në botë. Ky ushqim magjik është konsumuar nga njerëzit që nga viti 1900 para erës sonë, është ushqim i qytetërimeve dhe kulturës së Aztec dhe Mayan.
Me Revolucionin Industrial, evropianët çokollatën e kombinuan me qumësht dhe sheqer, ku edhe filloi epoka moderne e çokollatës.

më shumë...


Piktorja Ardiana Shasivari Kika vlerësohet për punën e saj në Gjermani

13.09.18

Në mesin e 64 artistëve nga 19 nacionalitete të ndryshme të botës, piktorja kosovare Ardiana Shasivari Kika, u shpërblye me vendin e dytë në Bienalen e Hamburgut në Gjermani.

Dëgjoja emrin tim, por nuk e dija që po bëhej fjalë për një çmim shumë të madh“, tha Ardiana Shasivari Kika, e cila shpalosi ekskluzivisht për Radio KFOR-in emocionet e saja për vlerësimin që ju bë në Gjermani.

më shumë...


Filmi “Kthimi” i Kastriot Abdylit, premierë botërore në Gjermani

12.09.18

Regjisori i filmit "Kthimi", Kastriot Abdyli, së fundmi ka marrë një lajm shumë të rëndësishëm për krijimtarinë e tij artistike, meqenëse do të jetë në konkurrencë zyrtare në “Oldenburg International Film Festival" në Gjermani, i cili mbahet nga data 12-16 shtator.

Ky film do të shfaqet me 13 shtator në orën 19:00 si dhe me 14.09.2018 në ora 16:00 në Oldenburg.

më shumë...


Arta Haziri Nuhiu: “Këndimi live emocion i pazëvendësueshëm”

12.09.18

Me datën 22 shtator në Kompleksin e Vali Ranch në Gjilan, do të realizohen dy koncerte, Festivali mbarëkombëtar “Mollëkuqet”, edicioni i pestë, ku me këtë rast do të performojnë 37 fëmijë nga vendi dhe rajoni, mosha e të cilëve është nga 5 deri në 14 vjeç.

Ndërsa, në po atë atë ditë në të njëjtin vend, do të mbahet edhe Festivali Ndërkombëtar i këndimit live “Rising Stars”, ku do të këndojnë 55 garues nga vendi dhe bota.

më shumë...


Takim i hapur për të rinjtë në Termokiss

12.09.18

Qendra “Termokiss” në Prishtinë, e cila ka për mision këmbimin urban, civil, reflektimin dhe ndryshimin, vazhdon me realizimin e aktivitete të dobishme për shoqërinë në përgjithësi dhe rininë në veçanti.

Sot (12 shtator), ndryshe nga të mërkurat tjera ku mbledhjet javore mbahen brenda komunitetit aktiv të kësaj qendre, kësaj rradhe takimi do të hapet edhe për të tjerët që dëshirojnë të jenë më pranë ekipit të Termokiss-it.

më shumë...


Gara më e madhe e robotikës në Kosovë, vjen me sezonën e re

12.09.18

“Kosova Makers League” është gara më e madhe e robotikës në Kosovë, e cila do të organizohet dhe do të udhëhiqet nga Fondacioni BONEVET. Atmosfera pozitive dhe e shëndetshme, bashkëpunuimi i të rinjve për të zgjidhur “mision të ndërlikuar” me ndihmën e robotit, vazhdon të jetë sërish qëllimi i kësaj gare e cila ka në fokus nxënësitë e shkollave fillore e të mesme në gjithë Kosovën.

më shumë...


Së shpejti fillon ‘Festivali Ndërkombëtar i Muzikës’

11.09.18

Me datën 22 shtator në Kompleksin e Vali Ranch në Gjilan, në ora 17:00 do të mbahet festivali ndërkombëtar i këndimit live “Rising Stars”.

Ky festival do ta ketë edhe natën e dytë, e cila do të mbahet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, në ora 18:00, me datën 23 shtator.

më shumë...


250 bileta falas për të mësuar rreth mbrojtjes kibernetike

11.09.18

“Java e Mbrojtjes Kibernetike 2018” fillon sot (11.09.18) dhe do të zgjas deri më datën 13 shtator, në Kino ARMATA, nën udhëheqjen e ‘Innovation Centre Kosovo’.
Edhe pse punët për mbrojtjen kibernetike po rriten tre herë më shpejt se sa punët e teknologjisë së informacionit, kësaj lëmije e cila është në rritje të shpejtë, po i mungon numri i profesionistëve të kualifikuar që kërkohen për të trajtuar punët e nevojshme.

më shumë...


A je me kqyr film n’Gërmi?

11.09.18

Një aktivitet jo i zakonshëm do të zhvillohet më datën 21 shtator, në parkun e Gërmisë, bëhet fjalë për shfaqjen e një filmi në hapësirë.

Tetë filma janë dhënë si opsion dhe mundësi për tu përzgjedhur nga të interesuarit, si: “Insidious The Last Key”, “Red Sparrow”, “Avnegrers: Infinity War”, “The Commuter”, “Jurassic World: Fallen Kingdom” dhe “Terminal, Pacific Rim: Uprising”.

më shumë...


Lexo më Shumë