American Corner në bashkëpunim me Ambasadën Amerikanë në Prishtinë kanë organizuar një sesion informues për të ndihmuar studentët dhe mësimdhënësit e gjuhës angleze, për të përdorur librat komik, mirëpo edhe për të krijuar libra komik, si një mënyrë për t’i ndihmuar të zhvillojnë mendim kritik dhe aftësi komunikuese gjuhësore në përgjithësi. Këto diskutime do të mbahen çdo dy javë në ambientet e këndit amerikan në Prishtinë, duke filluar nga ora 8:00 dhe janë të hapur për të gjithë të interesuarit të cilët flasin gjuhën angleze. Asistentja në Këndin Amerikan në Prishtinë, Fitore Misini, për Radio KFOR-in tregoi hollësi nga ky sesion: “Është webinar që mbahet çdo dy javë për studentë/mësimdhënës të gjuhës angleze. Sesioni fillon me prezantime nga mesimdhënës të gjuhës angleze, pastaj këto prezantime shfaqen drejtperdrejtë. Pjesa e dytë e sesionit përbëhet nga diskutime në lidhje me prezantimin dhe aktivitetet si dhe përvojën e pjesëmarresve në lidhje me temën. Çdo seri e webinareve përbehet nga 6 sesione. Te gjithë pjesëmarresit të cilët marrin pjesë në të paktën 4 sesione, marrin çertifikata nga Ambasada Amerikane”, tregoi Fitorja.
Pjesëmarrësit po ashtu, do të mësojnë edhe për zhanre të tjera të kësaj natyre, që përfshijnë zhanrin fantastiko-shkencor dhe mister. Ky aktivitet do të përfundoj me 10 qershor të këtij viti.